“San Siro” është i gjithë i shitur për sfidën Inter-Milan. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se derbi i së dielës ka arkëtuar 5,8 milionë euro, shuma e dytë më e madhe e përfituar ndonjëherë në Serie A.
Sfida me më shumë të ardhura të fituara ka qenë Inter-Juventus më 6 tetor 2019, ajo ndeshje prodhoi 6,6 milionë euro.
Ky derbi ka një rendësi jetike për të dy ekipet, mbi të gjitha për Milanin me kuqezinjtë që kërkojnë të rikthehen në garë, të paktën të sigurojnë një vend për në Champions League.