Gazetari Klodian Tomorri në një status të tij shkruam me ironi se për të sfumuar skandalin e ish-agjentit të FBI Charles McGonigal, mund të dalin në dritë aq shumë skandale për ish-ministra dhe ministra sa njerëzit do të kënaqet.
Po e deshi puna shkruan më tej gazetar edhe ndonjë ministër burrë dhe jo grua mund të dal shtatzënë.
‘’Mirëpo është pak vështirë puna këtë radhë. Se ja u mbyt këtu, por është hapur edhe andej kjo punë. Dje shkrimin e New York Time e kishin shkruar 5 gazetarë, nga të cilët dy janë Pultizer. Adam Goldmani me Wishbaumin. Artileria e rëndë nuk investohet në ngjarje pa rëndësi të madhe.’ shkruan ndër të tjera gazetari në statusin e tij.
Statusi i plotë:
Sa skandale do nxirren për ministra, ish ministra dhe deputete të maxhorancës këto ditë. Do kënaqet mileti. Kur të çahet anija do fillosh të hedhësh gjërat e tua në det për të shpëtuar vet. Kështu që do lëshohen ca nga këta në grykën e zjarrit tani, vetëm që të harrohet Carli. Duhet larguar rrezja e bombës nga qendra.
Po e deshi puna kanë për të nxjerrë edhe ndonjë ministër me barrë. Burrë, se grua s’bën efekt. Një të thirrur Vilmen aty për analiza dhe del rezultati direkt.
Mirëpo është pak e vështirë puna kete radhe. Se ja e mbyt këtu, por është e hapur dhe andej kjo punë. Dje shkrimin e Neë York Times e kishin shkruar 5 gazetarë, nga të cilët 2 janë Pulitzer. Adam Goldmani me Ëishbaumin. Artileria e rëndë nuk investohet në ngjarje pa rëndësi të madhe.
Ndërkohë prokurorja e çështjes i ka kërkuar gjykatës më shumë kohë duke deklaruar se dosja është shumë voluminoze. Ec e merre vesh se çfarë ka aty brenda.
Ere Carli cna bërë, që u bëfsh lëmsh. Na hape punë.