Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për disa vjedhje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si rezultat i operacionit “Eleven”, u vu në pranga shtetasi me inicialet S. T., banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Eleven”, për zbardhjen e disa vjedhjeve.
U vodhi shtetasve të ndryshëm, 11 biçikleta gjatë këtij viti, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.