470 mln euro investim, por nuk “blejnë” dot fitoren, mediat masakrojnë Chelsea-n


470 milionë euro investojë Chelsea në merkato, por as kaq nuk mjaftojnë për të thyer Fulham. Blutë dolën me një pikë pas barazimit pa gola, një përfundim i hidhur që nuk është pritur mirë nga mediat angleze:

“E gjitha një flluskë”, shkruan Mirror në faqen e parë. “Një çek bosh”, shkruan Daily Mail.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Londinezët ndodhen në pozita shumë të vështira, në vendin e nëntë në Premier League, shumë larg zonës Champions. Pavarësisht se investuan miliona në merkato drejtuesit e klubit vijojnë të jenë aktiv në tregun e transferimeve.

Chelsea nuk heq dorë nga Rafael Leao, në përfundim të këtij sezoni do të tentojnë sërish të blejnë kartonin e sulmuesit portugez, madje i kanë ofruar garanci se do të paguajnë edhe 18 milionë euro që Leao i detyrohet Sporting Lisbonës.

Pasi investuan shuma të frikshme në merkato, drejtuesit e Chelsea tani po punojnë për të rinovuar kontratat me disa lojtarë, i pari në listë është Mason Mount, me talentin britanik që ka një kontratë të vlefshme deri në 2024.

Latest articles

Related articles