Ronaldo shënon golin e parë zyrtar për Al Nassrin

Superylli portugez shënoi golin e barazimit në ndeshjen e sotme të skuadrës së Al Nassrit.

Skuadra e Al Nassrit luajti sot ndeshje kundër Al Fateh, e cila përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.

Ronaldo luajti përgjatë gjithë ndeshjes te Al Nassri, ku kontribuoi me një gol, atë të barazimit në fund të ndeshjes, kështu duke e gjetur golin e tij të parë zyrtarë në Arabinë Saudite.

Al Fateh ishte duke fituar 2:1 ndaj Al Nassrit, ndërsa Ronaldo arriti ta shpëtoj nga humbja skuadrën e tij, duke barazuar rezultatin në 2:2.

Ronaldo shënoi nga pika e bardhë në minutën e 90+3’ për t’ia siguruar një pikë tejet të vlefshme skuadrës së Al Nassrit.

Latest articles

Related articles