Persona të maskuar si policë terrorizojnë familjen në Lezhë

Një familje në Dajç të Lezhës ka përjetuar momente tmerri gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Sipas kryefamiljarit Artan Gjinaj, persona të maskuar kanë hyrë me dhunë në banesën e tij dhe kanë terrorizuar zonjën e shtëpisë dhe dy fëmijët duke pretenduar se ishin policë.

Ndërkohë kryefamiljari ,Artan Gjinaj ishte në Mal të Zi, ku punon si punëtor krahu.

Ende nuk dihet nëse personat të cilët kanë hyrë për kontroll në këtë banesë, kanë qenë police, ndërkohë mësohet se këta persona nuk kanë grabitur asgjë, thjesht kanë bërë kontrolle dhe më pas janë larguar.

“Sot në orën 5 pa një çerek. Policia, kështu thanë, se nuk e dimë ende, kanë hyrë në kontroll në shtëpi pa asnjë lloj informacioni.

Unë punoj në Mal të Zi. Gruaja më mori në telefon. Kanë ardhur me maska, kanë tentuar të thejnë dritaren. Pasi nusja u ka hapur derën, e kanë mbështetur për dere dhe kanë hyrë për kontroll në shtëpi. Unë vij njëherë në javë shtëpi, punoj atje si punëtor krahu, vetëm unë nga 4 pjestarët e familjes. Mbrëmë nuk kam qenë në shtëpi dhe kanë terrorizuar familjen”, u shpreh kryefamiljari.

Latest articles

Related articles