Mero Baze, gazetari që mbronte dikur Sali Berishën me pasion, po mbron sot Edi Ramën me një gjakftohtësi prej investitori strategjik – për aferën McGonigal-Neza-Duçka kundër Lulzim Bashës.
Mero Baze thotë se FBI ka hapur vetë hetimet për Bashën, dhe jo nga Edi Rama. Mero Baze nuk thotë të vërtetën, ndoshta nga injoranca. Çështja e Lulzim Bashës është hapur me datë 26 shkurt 2018, me Agron Nezën, si dëshmitar i rremë, pasi në dy raste të mëparshme vartësit e Charles McGonigal në FBI refuzuan të nisnin hetimet. Në rastin e 3të McGonical e hapi vetë dhe mbikëqyri hetimet, duke ofruar Agron Nezën si dëshmitar i parë.
Shkrimi i BIRN është i datës 22 nëntor. Edi Rama ka takime me Charles McGonigal nga data 9 shtator dhe disa herë gjatë nëntorit. Por ska rëndësi, nëse këshilltari i Ramës, Duçka, i ka çuar Agron Nezës me sms linkun e BIRN, por që McGonigal ka përdorur Agron Nezën si dëshmitar të rremë për të hapur çështjen dhe që “Doçka” e Ramës ka paguar udhëtimet e McGonigal për të takuar dëshmitar në Europë.
Lexoni më poshtë rënditjen kronologjike.
1- Sipas dokumentit të akuzës,“më 9 shtator në vitin 2017, i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar [Edi Rama] dhe me Personin B [Dorian Duçka].
2- Më 19 nëntor i pandehuri McGonigal takohet me Personin B – Duçka për darkë.
3- më 20 nëntor takohet me kryeminsitrin”, sipas akt-padisë.
Takimi është dy ditë para 22 nëntorit kur publikohet artikulli tek BIRN.
4- Menjëherë pas kthimit nga Shqipëria, më 25 nëntor, McGonigal informon Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë, për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”. Sipas akt-padisë, më herët McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga Personi B (Agron Neza – sekser).
Është fare e qartë çfarë ka ndodhur dhe kush e ka stisur gjithë historinë
5- Në dhjetor të vitit 2017 McGonigal është takuar në Uashington me personin A (Agron Nezën) dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe në Nju Jork me Personin A dhe kryeministrin Rama.
6- Më 4 janar 2018, sipas akt-akuzës, McGonigal mori informacion për lobistin amerikan nga Personi A (Agron Neza) dhe të nesërmen ia dërgoi informacionin një agjenti tjetër të zyrës së FBI-së në Nju Jork.
7- Më 22 janar ai mori përsëri informacion nga Personi A (Agron Neza) për lobistin (Nick Muzin) dhe ia dërgoi një vartësi. Personi A (Agron Neza), sipas akuzës e kishte marrë informacionin nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë.
8- Sipas akt-padisë “më 26 shkurt 2018, zyra e FBI-së në Nju Jork hap zyrtarisht hetime të përqendruar tek lobisti amerikan me kërkesën dhe nën udhëzimin e zotit McGonigal. Më pas Personi A (Neza) u identifikua si burim konfidencial në mbështetje të hetimit. Personi A (Neza) i ka ofruar informacione zyrës së FBI-së në Nju Jork gjatë hetimit.”
9- Po sipas akt-padisë “Më pas Personi B, Dorjan Duçka ndihmoi në organizimin e një takimi mes zyrës së FBI-së në Nju Jork dhe dëshmitarëve në Evropë, duke paguar mes të tjerash për shpenzime udhëtimi të dëshmitarëve” . Pra, Rama paguan deshmitaret dhe udhetimet e FBI, pasi FBI thotë në aktpadi që nuk ka paguar asgjë.
10- Pasi nuk arriten te zbulojne asnje fakt qe te implikonte Lulzim Bashen me 6 Mars 2018 vendosen te perdorin revistën Mother Jones per te perhapur genjeshtren e sajuar ne zyren e Edi Rames. Mother Jones, kishte burim Mark Thomas Rosini, partner biznesi i Mcgonigal dhe Agron Neza.