Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas një hetimi të koduar “Devices”, që ka të bëjë me mashtrimin për investim në bursa.
Të arrestuarit janë Gerti Qinami 50 vjeç, Bajram Hoxha 28 vjeç, Aldo Margjoni 36 vjeç, Saimir Lita 70 vjeç dhe Francesco Cecere 44 vjeç, të gjithë punonjës të një call-centeri.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e arrestuar ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex” – thotë Policia në njoftim.
Policia ka shpallur në kërkim pronarët e këtij call-centeri dhe operatorë të tjerë; R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S.