Kiara nuk largohet më! E shtrirë pranë Luizit, moderatorja e puth në buzë(Video)


Ndjenjat mes Kiarës dhe Luizit po forcohen çdo ditë e më shumë. Luizi ishte ai që luftoi me “mish e shpirt” për të fituar zemrën e Kiarës dhe nuk u dorëzua deri në momentin që e realizoi atë.

Pas puthjes së parë, që u shkëmbye mes tyre mbrëmjen e kaluar, kur kurorëzuan “martesën”, dita e sotme u shoqërua më puthje të shumta mes çiftit.

Një tjetër puthje, Kiara ia dhuroi Luizit kur ata të dy ishin shtrirë në krevat dhe po bënin batuta me Efin.

Kujtojmë që Kiara dhe Luizi shkëmbyen puthjen e parë në Big Brother Vip Albania 2 ditë më parë. Vëllai i Madh u kishte dhënë detyrë banorëve të organizonin një dasmë brenda shtëpisë dhe çifti ishin pikërisht Luizi dhe Kiara ndërkohë që banorët do të luanin rolin e familjarëve të tyre.

Kristi celebroi çiftin në martesë dhe në momentin që ai i shpalli burrë dhe grua ishte moderatorja ajo që bëri hapin drejt këngëtarit duke i dhuruar një puthje në buzë.

Latest articles

Related articles