Evi Kokalari plas “bombën”: Albana Vokshi e lidhur me rusët, i përmend lidhjet e partnerit

Nga Evi Kokalari

Paralajmërin militantëve të Berishës që ndoshta s’kanë zemër të lexojnë kur postoj një realitet të hidhur për ta; Më hiqni nga lista e miqve pa e lexuar këtë post.

Disa opinione mbasi dëgjova analizën e Abilekajt mbrëmë tek Rakipi, por për më tepër, dhe që të identifikojme elefantin në dhomë;

Shqiptari Tartari që përmënda dje është Arjan Tartari, burri ose ish burri i Albana Vokshit.

Lufta bëhet për katër burime nafte diku në Fier.

Tartari merr pa konçesion, burimet e naftës nga qeveria e atëhershme.

Tartari abuzon dhe shpërdoron $35 million (sipas Top channel), dhe qeveria detyrohet t’ja marrë. Kjo sipas një artikulli të BoldNeës. (linku me poshte)

Më vonë qeveria Rama fillon tender për konçesionin ku futen shtatë kompani.

Tartari, duke mos qënë në gjëndje të futet vetë se ishte i skualifikuar, fut kompanine Ruse të një oligarku tjetër Rus (ose të lidhur me të), por mundësisht dhe një kompani të dytë që e ka me një ortak grek.

Në këtë tendër duket se ka hyr dhe McGonigal nëpërmjet një kompanie që ka me Rosinin, Nezen dhe Dizdarin.

Është ne këtë kohë me sa duket, që McGonigal takon Ramën, në funksion zyrtar, dhe ndër të tjera i thotë kujdes për licensat e naftës, pra një lloj influencimi. Nuk është e qartë nëse Rama dinte më shumë se kaq në atë kohë.

Nga ana tjeter, konçesioni përfundon në duart e një kompanie zviceriane qe ka hedhur në gjyq Birn, e cila akuzohet ta ketë sulmuar për benefit të Tartarit. (Dhe kjo bazuar në mediat Shqiptare)

Tashti, ky është rasti më flagrant që kemi te korrupsionit ndër-partiak të qeverive të 15 viteve të fundit.

Këtu duhet investiguar:

-Si i morri Tartari këto burime nafte (me apo pa konçesion)

-Lidhjet e tij në atë kohë me Albana Vokshin

-Pozicioni i Vokshit në atë kohë (deputete etj)

-Shpërdorimi nga ana e Tartarit e 35 million dollarë të shtetit Shqiptar.

-Të investigohet kompania e McGonigal & Nezajt

-Të investigohet nga shtetit Shqiptar McGonigal, Nezaj & co. në kapacitet individual

-Të investigihet Rama për lidhjet e tij me kompanine e McGonigal dhe këtë aferë korruptive.

Dhe një gjë tjetër, kjo Vokshi prandaj e ka kapur për fyti PDne. Kur kjo tha publikisht që unë nxorra lajme te rrema për manipulimet e Keshillit Kombëtar, s’ju pergjigja sepse mendova nuk ishte momenti mbas skandalit të McGonigal.

Ironikisht, ky skandal ka në qëndër një konçesion korrupsioni ku familja e kësaj është e zhytur kokë dhe këmbë.

Gjithë kjo vorbull shpjegon qartë pse këta njerëz duan kontroll të plotë të PDse, dhe shpjegon dhe faktin pse Berisha ka kaq shumë besim tek Vokshi. Lidhjet qënkan shumë të thella.

Dhe të imagjinosh që çdo zgjedhje në Parti që nga Komisioni i Rithemelimit, kanë qënë nën mbikëqyrjen e Vokshit.

Por një lutje kam, për budallenjë pse na bëni!! Frikë nga inteligjenca kolektive nuk keni?

Ah se harrova, Berisha kishte çdo synim ta bënte nën Kryetare të PDse Vokshin.

Berisha duhet të adresojë publikisht aferet e Tartarit kur flet për korrupsionin e McGonigal dhe të Ramës. Nëse Rama e ka blerë McGonigal, shanset janë pazaret këtu kanë nisur, me burimet e naftës që këta vetë ja dhanë Tartarit. Pastaj të kalojnë tek Rama dhe McGonigal.

E pra, le të hapet kutia Pandorës dhe të dalë çdo gjë në dritë. Pastaj, na lini ne Shqiptarët të dalim në konkluzionet tona, dhe jo në konkluzionet që na servirni ju 24/7.

Kur bën luftë kundër korrupsionit duhet të jesh vetë shumë i pastër. Ndryshe humbet kredibilitet, siç është dhe rasti i juaj.

Dhe parlamentin në stallë derrash e keni kthyer. Ju ziheni për pushtetin dhe pazaret tuaja.

Për ASGJË TJETER.

Moçali plot!

Zhgënjimi total!

Latest articles

Related articles