Ditari i Kinës 24: Balona spiune kineze rikthen fantamat e luftës së ftohtë

Pentagoni tha të enjten (kur ishte natë në Shqipëri) se Shtetet e Bashkuara vunë re një balonë përgjuese kineze që udhëtoi nga Kina në Ishujt Aleutian të Alaskës, përmes Kanadasë veriperëndimore, përpara se të mbërrinte mbi Montana. Një objekt që ngjan me një tullumbace me ajër të nxehtë me disa pajisje për mbledhjen e imazheve dhe sinjaleve brenda saj. Të tjerë të këtij lloji janë identifikuar tashmë në Hawaii dhe mbi ishullin Guam (ku ndodhet Baza e Forcave Ajrore Andersen, një postëkomandë strategjike e SHBA-së në Paqësor).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning minimizojë ngjarjen, me një incident të ndodhur për shkak të erërave dhe se balona është për qëllime meteorologjike, jo spiunazhi. Për këtë arsye, pala amerikane ka zgjedhur një vijë heshtje, së pari duke rivlerësuar agjendën e vizitës së Sekretarit të Shtetit Blinken në Pekin të parashikuar për të dielën dhe së dyti për të mos rrëzuar balonën për arsye sigurie. Po ashtu duhet thënë se Kina është zemëruar nga disa lëvizje të fundit të SHBA: dosja e Tajvanit, pengesat dhe kufizimet teknologjike, çështjet e të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe Hong Kong dhe sanksionet pasuese të SHBA kundër zyrtarëve kinezë dhe, më në përgjithësi, rivaliteti ushtarak në rritje në Azi dhe Paqesori.

Prania e balonës së spiunazhit në qiellin e SHBA-së tregon se Pekini nuk është plotësisht i interesuar të veprojë me përmbajtje ose të ndryshojë sjelljen e tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin. Qasjet janë mjaft taktike, rezultat i interesave momentale.

Megjithatë në përgjithësi, është realiste të mendohet se fluturimi i balonës spiune nuk ka shtuar shumë vlerë informative në krahasim me atë që Kina mund të marrë përmes imazheve satelitore. Dhe veçanërisht përmes aktiviteteve të inteligjencës kibernetike dhe njerëzore. Kina ka disa satelitë që orbitojnë mbi tokë. Ashtu si satelitët spiun amerikanë, satelitët kinezë mund të bëjnë fotografi dhe të monitorojnë repartet ushtarake. Të dy vendet kanë një histori spiunimi ndaj njëri-tjetrit; Zyrtarët amerikanë që vizitojnë Kinën në misione diplomatike presin në mënyrë rutinore që bisedat e tyre të monitorohen. Dhe anasjelltas.

Në disa studime, ekspertë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore kanë ndjekur përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe vendeve të tjera për të përdorur balona të avancuara në lartësi të mëdha për mbledhjen e informacionit dhe për koordinimin e operacioneve në fushën e betejës. Materialet dhe teknologjitë e reja i kanë bërë balonat më të forta, më të manovrueshme dhe me një shtrirje më të madhe se modelet e mëparshme.

Çfarë po kërkonte Pekini?

Përse balona ishte në atë zonë, vështirë se do të zbulohet, duke pasur parasysh se Pekini me të gjitha gjasat do të përpiqet të gjejë një rrugëdalje – për të mbuluar me retorikë – rrethanën e kapjes duke spiunuar Amerikën. Në Montana ndodhet Baza e Forcave Ajrore Malmstrom, ku ndodhet Reparti i Raketave 341: që është një nga tre bazat e Forcave Ajrore të SHBA që menaxhojnë dhe mirëmbajnë raketat balistike ICBM.

Global Times, një gazetë që përdoret për të transmetuar narrativën strategjike të Pekinit në anglisht, sugjeroi se reagimet amerikane ndaj balonave ishin në përputhje me atë që e quajtën përpjekjet e SHBA për të “krijuar një atmosferë të Luftës së Ftohtë” dhe për të përkeqësuar tensionet Kinë-SHBA.

Balonat me ajër të nxehtë si ai i gjetur mbi Shtetet e Bashkuara nuk janë rrezik për aviacionin civil apo ushtarak, sepse ato fluturojnë shumë më lart: në thelb midis 24 dhe 37 mijë metra lartësi. Aeroplanët zakonisht fluturojnë rreth 12,000 metra lartësi, ndërsa avionët luftarakë rrallë i kalojnë 20,000 metra.

Balonat e vëzhgimit kanë një histori shumë të gjatë, por për disa dekada ato janë konsideruar të vjetëruara, të zëvendësuara nga satelitët dhe mjetet e tjera në dukje më të sofistikuara. Programet e fundit të mëdha të mbikëqyrjes së balonave datojnë në fazat e hershme të Luftës së Ftohtë, në vitet 1950 dhe 1960. Megjithatë, siç tregon balona e spiunazhit të zbuluar mbi Shtetet e Bashkuara, disa ekspertë besojnë se gjërat mund të ndryshojnë dhe se balonat mund të luajnë sërish një rol në programet e mbikëqyrjes së disa vendeve, falë përparimeve të vogla por të rëndësishme teknologjike.

Një balonë aerostatike sot mund të montojë kamera dhe video kamera, radarë, sensorë të llojeve të ndryshme, mjete komunikimi dhe panele diellore për t’i dhënë energji çdo gjëje. Duke qenë se nuk kanë nevojë për motor, balonat mund të qëndrojnë në ajër për muaj të tërë dhe mund të qëndrojnë të fiksuar në të njëjtin objektiv për një kohë shumë të gjatë.

Balonat më moderne aerostatike i shpëtojnë radarit dhe mbi të gjitha janë shumë të vështira për t’u rrëzuar: fluturojnë në lartësi që nuk mund të arrihen me avionë luftarakë, madje edhe nëse goditen, nuk shpërthejnë si balona, ​​por humbasin ajrin ngadalë dhe gradualisht.

Latest articles

Related articles