Zinxhiri i shpëtimit ishte tema kryesore që u diskutua nga banorët, pas mbarimit të lojës me pyetje, ku fituese u shpall Dea Mishel.
Banorët po aludojnë çdo mundësi që Dea mund të ketë në dorë, për fitoren e saj. Ata mendojnë se ajo do të nisë zinxhirin e shpëtimit dhe me këtë mundësi ajo do shpëtojë grupin e saj.
Duke folur me Armaldon dhe Kiarën, Luizi tha se mendon që situata po i rrëshqet nga duart. Ai i tha Kiarës se nëse ajo del nga shtëpia, nuk është i bindur se çfarë do të bëjë me rrugëtimin e tij në Big Brother Vip, nëse do ta vazhdojë apo do e ndërpresë.