Tensione në Parlament, përjashtohet Gazment Bardhi

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare pas debateve në Parlament.

Vendimi u dha nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pasi sipas saj, deputeti Bardhi tha fjalë ofenduese.

Opozita bllokoi foltoren e Parlamentit pasi Kryeministri Edi Rama nuk është paraqitur në seancë për të zhvilluar interpelancën me deputetin e PD Gazment Bardhi, duke deleguar Spiropalin.

Pas disa ndërprerjeve të seancën, Nikolla deklaroi se konsiderohet që deputeti Bardhi të jetë tërhequr nga interpelanca, pasi nuk pranon që ta zhvillojë interpelancën me znj.Spiropali.

Pas këtij momenti, situata u tensionua akoma më shumë. Në këto kushte, Parlamenti kaloi direkt në pjesën e votimit të projektligjeve duke anashkaluar diskutimet pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Latest articles

Related articles