Rama pranon rolin e këshilltarit Duçka: Ka njohje dhe i kam thënë që t’i vendosë për mirë

Kryeministri Edi Rama ka folur sot dhe për akuzat nga opozita se financimi rus në PD ishte një çështje që u stis nga ai me bashkëpunim të ish-zyrtarit të lartë të FBI Charles McGonigal.

Rama deklaroi se “Kjo nuk ka ndodhur. Ai ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro-amerikan, të cilin ma ka prezantuar si mikun e tij.

I kam thënë byjrum mirë se keni ardhur. Së pari unë flas këtu për çfarë marrëdhënie kam pasur unë me ish-zyrtarin e lartë të FBI.

Nuk jam njeriu që duhet të pyetet nëse ka përfituar gjë ai tjetri. Ai ka qënë këshilltari im, e kam ftuar unë duke e njohur në kushtet e njohjes si zv.ministër i Energjisë.

Ka njohje dhe kontakte që i kam thënë që t’i vendosë në të mirë të vendin tonë“,‒ tha Rama.

Latest articles

Related articles