Pse Adi Krasta refuzomte t’i përmendte emrin Luizit në Festival…

Nuk e dimë nëse ju kujtohej Adi Krasta vite më parë nuk ia ka përmendur emrin Luiz Ejllit në skenën e Festivalit të Rtsh. Asokohe Ejlli konkuronte me Rezarta Smajën me këngën e tyre “Ra një yll” dhe Krasta në të dyja netët ka refuzuar t’ja përmendë emrin këngëtarit shkodran, të cilin vite më parë e kishte edhe pjesë të show-t të tij, “Ethet e së premtes mbrëma”.“Mua nuk më shqetëson fakti, që nuk ma tha emrin ai, sepse nuk është se prisja që të ma thoshte emrin ai që të më njihnin njerëzit…, por përderisa prezantuesi ka një kontratë me Festivalin dhe po ta marrësh hollë-hollë këngëtarët janë festivali, jo dritat, kamera e skena… ndaj prezantuesi ka për detyrë t’i prezantojë këngëtarët”, theksoi Ejlli asokohe në një intervistë.Ndërsa nga Krasta s’kemi patur kurrë asnjë reagim, dhe e çuditshme në fakt pasi ai gjjthnjë ka treguar një dashamirësi me të gjithë këngëtarët që dolën nga Ethet.

Latest articles

Related articles