Mungesa e kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme të Kuvendit për interpelancën e kërkuar nga opozita lidhur me akuzat e ngritura për çështjen McGonigal ka shkaktuar kaos. Deputetët opozitarë kërkojnë prezencën e kreut të qeverisë dhe jo ministren Elisa Spiropali.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gazment Bardhi tha se nuk ka kërkuar interpelancë me hijen e kryeministrit.
“Kryeministri nuk mund të fshihet pas Elisës, Agron Nezës, apo Mc Gonigal. Ai duhet të vijë këtu dhe të japë llogari. Pezullo seancën plenare, ushtroi postin si kryetare e Kuvendit, jo si kukull dhe thirre kryeministrin të vijë këtu. Ju duhet të silleni si kryetare dhe thirre ne seancë se boll është fshehur. Nuk pranoj të bëj interpelancë me hijet e kryeministrit. Kjo nuk është interpelancë, por është sjellje si e pandehur e kryeministrit të Shqipërisë”, tha ai.