Deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati është paralajmëruar nga kryetarja e Kuvendit me përjashtim, pasi i ka rënë disa herë bilbilit në sallë.
Nikolla i kujtoi deputetit që të ndalonte, në të kundërtën do të përjashtohej. Situata në Kuvend është bërë kaotike pas debateve për mungesën e kryeministrit Edi Rama në seancë, ku duhet të mbante një interpleancë për çështjen Mcgonigal.
Të njëjtën gjë duket se ka bërë dhe deputeti i PD-së, Saimir Koreshi.