Debati në seancë nuk e shqetëson aspak deputetin e PS-së, Eduart Shalsin.
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë është në kaos të vërtetë për shkak të mosprezencës së kryeministrit Edi Rama dhe revoltës së opozitës.
Mirëpo, debati në seancë nuk e shqetëson aspak deputetin e PS-së, Eduart Shalsin. Ai është fotografuar teksa luan shah online. Në foto dallohet qartë se Shalsi është në mes të lojës e madje anash tij ka një seksion që komenton lojën me persona të tjerë.
Nuk dihet nëse edhe gjatë seancës deputeti do të vazhdojë të luajë.