Kongresi Amerikan nis hetimet për “McGonigal”, i kërkon “llogari” FBI-së për ish-drejtorin e lidhur me Shqipërinë

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, po heton ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal, i cili u akuzua javën e kaluar për ndihmën që i ka ofruar një oligarku rus, i cili u përpoq të shmangte sanksionet amerikane.

Republikanët Jim Jordan dhe Matt Gaetz i dërguan një letër drejtorit të FBI-së Christopher Wray duke kërkuar dokumente dhe komunikime në lidhje me McGonigal, të tilla si historia e punës, vlerësimet e verifikimit të sigurisë , dhe dokumente të tjera të lidhura.

Departamenti i Drejtësisë paditi McGonigal, më 23 janar për ofrimin e shërbimeve dhe marrjen e parave nga Oleg V. Deripaska, një oligark rus me lidhje të njohura me presidentin rus Vladimir Putin. Në atë kohë, McGonigal ishte agjenti special që drejtonte divizionin e kundërzbulimit të byrosë në Nju Jork.

Po ashtu, Charles McGonigal akuzohet se nuk ka raportuar për vizitat e tij në Shqipëri e Kosovë, klu është takuar dhe me kryeministrin Edi Rama. Dokumentet e hetimit të drejtësisë amerikane përmendin dhe dy shtetas të tjerë shqiptar, ish-agjentin shqiptaro-amerikan Agron Neza dhe ish-këshilltarin e jashtëm të Ramës, Dorian Duçka.

Letra tregon se aktakuza e McGonigal ngre pyetje në lidhje me përpjekjet kundërzbuluese të FBI-së për hetimin për lidhjet e Donald Trump me Rusinë, në kohën kur ai ishte kandidat për president.

Gaetz dhe Jordan i kërkuan gjithashtu FBI-së që të organizonte një konferencë me anëtarët e Kongresit për të diskutuar hetimin dhe për të vlerësuar “rreziqet e sigurisë kombëtare të paraqitura nga bashkëpunimi i McGonigal me Deripaska”.

Latest articles

Related articles