Grupi i Berishës prish seancën, reagon Tabaku: Nuk ka shërbim më të mirë ndaj mazhorancës!

Ka nisur me debate të forta interpelanca me kryeministrin Rama për skandalin “McGonigal”. Por që në nisje të seancës, edhe pse kryeministri e ka shmangur ballafaqimin, krahu i PD-së së Rithemelimit me në krye Luçiano Boçin ka bllokuar foltoren duke këmbëngulur që të ndryshohet rendi i ditës dhe të mos ketë interpelancë siç ka kërkuar Partia Demokratike Zyrtare, por debat siç edhe ka kërkuar grupi i tyre.

Pikërisht për këtë kakofoni që po shmang thelbin e çështjes dhe skandali “Rama-McGoniga”, ka reaguar edhe deputetja Jorida Tabaku.

Si[as saj nuk ka shërbim më të madh që mund ti bëhet Edi Ramës dhe mazhorancës se sa ky për prishjen e seancës dhe mos lejimin që të flitet për thelbin e skandalit dhe përfshirjen e qevrisë në atë.

“Nuk ka shërbim më të mirë që mund t’i bëhet sot mazhorancës përveçse mos të lejohet të flitet, debatohet e diskutohet për aferën e FBI dhe përfshirjes së qeverisë shqiptare. Sajesat për historinë e rublave në kurriz të PD dhe lidhjen me oligarkun rus. Shqiptarët presin transparencë dhe jo heshtje bashkëfajtore!”, shkruan Tabaku në faqen e saj në FB.

Latest articles

Related articles