Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maternitetin e ri “Koço Gliozheni”. Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë 4 ditë pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj.
Mësohet se pas lindjes e reja ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas 24 orësh ka dal nga materniteti.
Pasi ka qëndruar një ditë në shtëpi, ka shfaqur probleme debulese dhe dje pasdite ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është futur në reaminacion, por pavarësisht ndihmës se bluzave te bardha, ditën e sotme ka humbur jetën.
Ajo dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një tromboemboli pulmonare e shoqëruar me arrest kardiak.