Përplasja e “non grata”- ve !

Nga Nebil Çika

Rama akuzohet nga drejtësia amerikane se ka korruptuar një ish drejtues të FBI për të goditur ish kryetarin e PD – Basha në SHBA !

Berisha e përdori këtë koplot të Ramës për të goditur Bashën dje të tjerët në luftën e tij për të rimarrë PD-në pas shpalljes “non grata ” nga SHBA.
Ngriti edhe një komision hetimor rrethrrotullues për këto “rublat” e Bashës .

Bardhi ka paditur në SPAK Ramën për këtë çështje dhe SPAK ka nisur procedimin penal .

Tani Berisha thërret një protestë kundër Ramës që loboi me korrupsion kundër Bashës në SHBA , një pisllëk që e përdori edhe vetë në luftën e tij politike kundër Bashës !

Bardhi thotë që do të marrë pjesë në protestë .

Tani ka ndonjë njeri normal që mund besojë e për më tepër të bëhet pjesë e një politike kaq të ndyrë e të pa skrupull ?!

Kjo është fyerje e inteligjencës edhe për katundarit me të humbur të Shqipërisë.

Ç’kuptim ka kur një “non grata” thërret një protestë kundër një “non gata ” tjetër për me tepër kur kanë përdorë të dy të njëjtën armë kundër “armikut të të përbashkët” …?!

Latest articles

Related articles