Në momentin më delikat të sezonit, Milan përqafon liderin absolut të ekipit, Zlatan Ibrahimovic. Më në fund, pas një dëmtimi shumë të gjatë, gjigandi suedez është gati të zbres në fushë.
Sipas Corriere della Sera, Ibra do të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli për sfidën kundër Torinos më 10 shkurt. Objektivi i stafit drejtues është t’i jap disa minuta Ibrës, të mos e sforcojnë shumë, pasi dëshirojnë ta kenë në dispozicion me kohë të plotë për ndeshjen kundër Tottenham në Champions League.
E sigurt është që nuk do të jetë në fushë kundër Interit në derbi të dielën, ashtu si Maignan dhe Tomori. Të gjithë në shtëpinë kuqezi shpresojnë që Ibra të rregullojë gjërat në dhomat e zhveshjes, pasi atmosfera nuk është pozitive.
Trajneri Pioli është krisur me Theo Hernandez ndërsa Maldini nuk flet me Leao-n, detaje këto që kanë pasur një impakt të madh te ekipi në fushë, ku brenda pak ditësh “djalli” lau duart me titullin në Serie A, por rrezikojnë edhe prezencën në Champions.