Politologu Ilir Kalemaj foli në MCN Live lidhur me skandalin e ish-zyrtarit të FBI McGonigal, dhe implikimin e kryeministrit Edi Rama në këtë histori.
Kalemaj tha se takime të tilla, pa praninë e ambasadores amerikane ndodhin vetëm në një Republikë Bananesh. Sipas politologut në akt-padi thuhet se edhe ish-krybashkiaku i Durrësit ka paguar për të hequr “non gratën”.
Kjo është çështje në fillimet e saj. Kemi një indicie që ka ardhur nga ish-e dashura e zotërisë, që për arsye personale e ka çuar këtë çështje te shefi i tij. Zotëria ka katër vite që është shkëputur. Ka ardhur në Shqipëri si lobist. Dy janë çështjet kryesore që po trajtohen në mediat amerikane, implikimi rus në favor të një oligarku, dhe implikimet apo fijet shqiptare. Ish-e dashura ishte pikërisht ajo që u tha të shihnin lidhjet shqiptarëve organeve të FBI. Lidhjet kanë qenë me personin A dhe B, që të dy janë lobistë të kryeministrit. Z.Duçka është lobist ndërkombëtar. Këta dëshmitar të drejtësisë amerikane, ndoshta janë ofruar si bashkëpunëtor të drejtësisë, ne nuk e dimë. Në Republikë Banane ndodh kjo. Në një nga rastet e detyroi firmën shqiptare të bashkëpunojë me firmën e zotërisë që të merrte 20-25 për qind. Nëse ka influencuar kjo për të shkatërruar opozitën shqiptare, kjo mbetet për t’u parë.
Vetë çështja Muzin mund të jetë hapur nga zotëria në fjalë. Lobingu pretendohet të jetë bërë ose për çështjen Muzin, ose për non gratën e Berishës. Flitet në akt-padi edhe për një kryebashkiak, që ish-kryebashkiaku i Durrësit për të hequr non gratën ka paguar”.