Gazetari Lavdrim Lita tha në “Ora e Betit” se personi A, i dosjes së Aferës Mcgonical në SHBA është një i njohur i Ramës, Metës dhe Berishës.
“Agron Neza nuk ka lobuar për Non Gratën e Berishës apo për të tjerëve, pasi ai është një i njohur i ish kryeministrit Sali Berisha, nga 1990 dhe këtej. Berisha e ka mohuar disa herë, por ka foto dhe dëshmitarë të takimeve në vitet 90 dhe bashkarisht 2000. Të gjithë njerëzit e afërt të Berishës janë takuar me Agron Nezën dhe McGonical. Familja Neza është e lidhur me disa fije me familjen Berisha. Po ashtu, kreu i PL Ilir Metaj e ka pranuar që njeh Agron Nezaj dhe e ka takuar“.
Agron Neza është personi i përfshirë në aktakuzë për marrjen e dosjes kundër Bashës nga zyra e Edi Ramës dhe informator i FBI, në inskenimin e dosjes.