“Fijet” e krimit në Tiranë, shkon në 220 numri i kamerave të çmontuara (Video)

Operacioni i policisë për çmontimin e të gjitha kamerave që janë vënë e kontrollohen për arsy kriminale ka bërë që deri më tani në Tiranë të sekuestrohen 220 kamera.

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në varësi të saj, çmontuan së fundi, 65 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe iniciuan hetimet për 7 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

“Me finalizimin e operacionit të koduar “Fijet”, në Rrugën e Vilave, “Azem Hajdari”, “Azem Galica”, “Europa”, “Sabri Preveza”, “Sarina”, “Staf Melani”, “Ali Kelmendi”, janë çmontuar 65 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit I. D., J. M., A. P., E. L., M. B., F. Ll. (L)., F. A., L. Rr., dhe I. K.,” njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles