Prej nje jave, Sali Berisha ka rrëshkitur nga tragjedia e nje njeriu qe ka hallin e tij personal ne komedine e nje lideri qe ndryshon mendimet e tij per çeshtjet.
Kater muaj me pare, i fliste demokrateve me siguri absolute per dosjen ruse te Lulzim Bashes. Ne emisionin Opinion deklaroi se kete dosje ia ka sjelle ne zyre ambasadori i SHBA Donald Lu, qe e kishte pare dhe Belind Kelliçi dhe ia kishte thene Berishes. Pastaj lau duart nga Basha, me nje eksitim qe kishte shije hakmarrje.
Ka qe me daljen e dosjes McGonigal, ish zyrtar i lartë i FBI, qe uleret ne çdo cep se Ramen nuk e do SHBA, qe ka fabrikuar dosje per PD. Kur e pa qe edhe kjo nuk po ngjiste, pertypi gjithe fyerjet ndaj pasardhesit te tij dhe e deklaroi ate ne “viktime” te Edi Rames (edhe te Belindit, Saliut dhe grupit te komsovatoreve qe i ka si grup polifonik).
Tani, ne deshperim te madh, ka vendosur te therrase nje proteste duke kerkuar rrezimin e Rames meqe ai ka viktimizuar Lulzim Bashen.
Nga ana tjeter, kjo kthese e ka bere Berishen me te dobet perballe çeshtjes se komisionereve. Ngjarja “McGonigal” eshte nje fare Black Swan, qe ka zhbalancuar edhe betejen e Berishes kunder PD. Aq me teper kur KQZ ka sqaruar qe do te pranoje komisioneret e PD qe njihet ne gjykate.
Rreziku Berishes eshte te mbetet pa komisionere dhe me gjase dhe pa kandidate. Mes Metes dhe PD ai duhet te zgjedhe dhe logjika por edhe frika e detyron qe te zgjedhe PD-ne. Ne kushtet aktuale Ilir Meta nuk ka asnje besueshmeri ne publik, partia e tij eshte inekzistente ndersa PD ka momentin e fituar nga zbulimi skandalit McGonigal.
Berishes, i duhet kjo! Sikunder i duhet dhe Lulzim Basha. Prandaj ka vendosur qe te veteposhterohet ne deshperim e siper, duke pranuar te heshte sa here ne parlament flet Gaz Bardhi, duke uleritur Lindites (Nikolla) kur ia pret fjalen Tabakut dhe duke ngritur grushtin kur ajo nuk ia jep fjalen z.Alibeaj.
Jane deshperimet e nje njeriu qe tragjedine e tij nuk di si ta kanalizoje. Numri i te paafteve qe ka verdalle nuk i duhet me. Genjeshtra qe ka mbushur mendjen edhe analisteve qe ka mbajtur me leke dhe shampo gjithe vitin, nuk i duhet me. Dosja McGonigal flet vete. Tani, ne kete deshperim po pergatitet te ripajtohet me Lulzim Bashen. Por, kesaj radhe ka nje ndryshim te madh. Ndryshe nga Azem Hajdari, ndryshe nga Bujar Nishani do te duhet ta shpall hero perse gjalli, duke iu ulur ne gjunje per nje vule dhe padyshim per pak meshire.