Vijon operacioni për çmontimin e kamerave të vendosura nga grupet kriminale për të kontrolluar veprimet e policisë. Mësohet se operacioni “Fijet” për heqjen e kamerave të sigurisë të jashtëligjshme nis edhe në Tiranë.
Aksioni i parë ka filluar nga komisariati nr.1 i policisë së Tiranës për çmontimin e kamerave të vendosura nga persona të dyshuar dhe me precedente penalë.
Gjithashtu theksoi se lidhur me këtë çështje janë vendosur nën hetim 22 persona të dyshuar.
Në zonën e “Ali Demit” policia ka çmontuar 5 kamera në banesën e shtetasit E.K. i dënuar më parë për vrasje. 6 kamera janë çmontuar edhe në zonën pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Ali Dem.
Te ish-Parku janë çmontuar 4 kamera, 10 në Laprakë, po ashtu edhe në Rrugën e Kavajës, Rruga e Elbasanit, 20 kamera tek zona e njohur si Xhamlliku, po ashtu në zonën e 5 Majit, Fresku, Yzberisht, dhe Fushë Mëzez. Në total deri më tani janë çmontuar 60 kamera në kryeqytet.
Çmontimi i kamerave do vijojë në të gjithë zonat e kryeqytetit, ku secili komisariat do çmontojë kamerat e paligjshme në zonat që mbulojnë.