Gazetari Lavdrim Lita tha në “Ora e Betit” se viktimë e skandalit Rama-McGonigal është Partia Demokratike dhe Lulzim Basha.
Lita: Çështja më e rëndë në çështjen shqiptare është dëmtimi i opozitës dhe ish-liderit të opozitës, Lulzim Basha. Nuk thuhet se i sulmuari dhe viktima e gjithë çështjes është Lulzim Basha.
Më vjen keq që dëgjoj Tedi Blushin, ish koleg, që flet për PD dhe Gaz Bardhin, pasi kam vënë re që këta të Partisë së Lirisë, përfshirë edhe Ilir Metën flasin në podiumet e PD dhe për PD. Ta marrin me qetësi këtë gjë.