Shtyhet seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri

Seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, e cila ishte parashikuar të mbahej sot në orën 14:00, është shtyrë për herë të tretë në gjykatën e Elbasanit.

Shkak këtë herë është bërë mungesa e prokurorit për arsye shëndetësore.

Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjes, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.

Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove.

Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg

Latest articles

Related articles