Një sherr mes punonjësve të policisë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut.
Bëhet me dije se punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Rigers Iljazi, së bashku me vëllanë Marjus Iljazi janë konfliktuar me shefin e operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Vladimir Laska.
Top Channel raporton se të pranishëm ne konflikt ishin edhe Blerim Qarri dhe Elton Bisi. Konflikti mes tyre ka agravuar dhe të dy palët kanë kërcënuar me armën e shërbimit.
Pas marrjes se njoftimit, ata janë çuar në komisariatin nr. 2 dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore po kryen hetimin.