Debati mes Efit dhe Oltës u komentua edhe nga Zhaklin Lekatari.
Zhaklin: Më vjen keq që sa herë flas, më duket sikur bëj zyshën e edukimit. Mendoja se Olta, duke qenë më e madhe, do e ndihmonte Efin. E kuptoj që ke probleme me nervat, por komenti “Nuk ndryshoj dot”, nuk vlen. Je vajzë e zgjuar Efi, unë të njoh shumë mirë. Për Oltën, e kuptoj që u mërzit shumë kur e shpalla Efin shefe të diplomacisë, por ti gjithashtu ke përdour fjalë dhe veprime manipuluese kundrejt Efit. As ti nuk je e pastër plotësisht. Nuk i besoj deklaratave të juaja, pas debateve. Ne e shohim anën pozitive dhe negative të të dyjave ju. Efi bëri lojën e grupit dhe ti u zhgënjeve. Kështu shikohen gjërat jashtë Olta. Shohim çdo bisedë dhe situatën e kemi shumë të qartë.
Olta: Çfarë kam manipuluar unë?
Zhaklin: Situatën me sirtartin sot në mëngjes.
Olta: Po më shtyu.
Zhaklin: Po jo moj Olta se nuk të preku. Në shikojmë çdo gjë që ju bëni. Nuk dua të godas asnjërën nga ju. Të shesësh moral është shumë e thjeshtë.
Olta: E ke gabim.
Zhaklin: Jo nuk e kam fare gabim. Ti ke thënë se Efi është e egër. Ke supozuar se ke informacione që mund ta nxjerrin Efin jashtë. Ti ke fajet e tua.
Olta: Të gjithë kemi informacione për njerëzit këtu.
Arbana: Është shume e shëmtuar kjo që bën ti Olta. Edhe të tjerët aty brenda kanë informacione për ty. Askush nuk mund të gjykojë jetën e dikujt tjetër. Të lutem të japim këtë mesaazh, që çdo njeri ka të drejtën e tij, ta jetojë jetën si të dojë.
Zhaklin: Olta ne nuk shohim vetëm këtë video. Ne ju ndjekim 24 orë.
Olta: E ke parë atë gjuhë që Efi përdor kundrejt meje?
Zhaklin: Kur je grua, nuk thua më, kjo jam unë. Por, korrigjon gabimet e tua.
Olta: Unë e pash veten herën e kaluar, jam shumë krenare për veten.
Zhaklin: Problemin me Efin, ku e ke?
Olta: Efi bën sjellje pa edukatë.
Zhaklin: Ti mendon se Efi është agresive me ty?
Olta: Jo, ajo është agressive me të gjithë.
Zhaklin: Ti ke gabimet e tua. E ke të qartë?
Olta: Mua më tha Efi nuk kam asgjë personale me ty.
Zhaklin: Ti ke ndonjë përgjegjësi në këtë marrëdhënie?
Olta: Nuk e kam fyer asnjëherë.