Luftime të ashpra në lindje të Ukrainës, bombat ruse godasin Ukrainën veri-lindore, Khrarkiv

Të paktën 5 persona mbetën të vrarë dhe 13 të tjerë u palgosën si pasojë e sulmeve me bomba nga forcat ruse gjatë 24 orëve të fundit në Ukrainë, sipas një njoftimi të autoriteteve vendase.

Mes viktimave ishte edhe një grua e cila mbeti e vrarë nga bombat në qyetin më të madh në Ukrainën veri-lindore, Khrarkiv.

Trupat e Moskës arritën të vinin nën kontroll territore të mëdha në rajonin e Kharkivit, që nga fillimi i agresionit në shkurt të vitit të kaluar. Në muajin gusht, forcat ukrainase ndërmorrën një seri sulmesh duke rimarrë kontrollin e rajonit të pushtuar. Kjo shtoi argumentat e Ukrainës se forcat e saj mund të arrinin më shumë fitore nëse Perëndimi do e furnizonte me më shumë armatime. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania i premtuan Kievit dërgimin e tankeve Abrams dhe Leopard.

Ndërsa Ukraina del nga një dimër i acartë, vëmendja po kthehet tek rreziku për sulme të reja ruse me përmirësimin e motit.

Ministria britanike e Mbrojtjes vuri në dukje të hënën se Kremlini nuk e ka anular zyrtarisht urdhrin e shtatorit të kaluar për një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve, që rriti numrin e trupave në luftimet në Ukrainë. Sipas kësaj ministrie, Rusia mund të lëshojë thirrje të mëtejshme për mobilizim.

Latest articles

Related articles