Ish kreu i KQZ Kume: Ligji është i qartë, Listën e PD e dorëzon Alibeaj ose Gaz Bardhi

Kristaq Kume, ish-kryetari i KQZ në një intervistë në studion e Panorama TV i pyetur për ngërçin brenda PD, se cila nga palët duhet të regjistrohet për zgjedhjet lokale të 14 majit, tha se në gjykatë ende figuron si kryetar Lulzim Basha. Në këto kushte, Kume tha se Ilirjan Celibashi do duhet të regjistrojë kandidatët e prezantuar nga Enkelejd Alibeaj.

“Do verifikoja kush e ka legjitimitetin. Sot e ka Lulzim Basha, ai është kryetari dejuro. KQZ duhet të zgjedhë listën e dorëzuar nga Albieaj, nuk ka se si të veprojë ndryshe.
Kjo është një situatë juridike e denatyruar referuar asaj që ndodh tek kjo parti politike. I dorehequri i padorehequr akoma eshte kryetari”, tha Kume.

Latest articles

Related articles