Berisha duhet të kërkojë falje për shpifjet monstruoze ndaj Bashës

Sali Berisha paska thënë: “Lulzim Basha është viktimë e komplotit Rama-McGonigal”.
Për 1 vit e gjysëm i vërsuli qen-rrugaçët e tij, duke akuzuar Bashën si peng të Ramës – duke na akuzuar ne të tjerëve si shërbëtorë të Ramës. Tani na thotë se Basha nuk paska qenë peng por paska qenë viktimë i goditur nga komploti. Për 1 vit e gjysëm nxiti konflikt, na futi edhe në armiqësira personale me njerëzit, me shpifjet e tij monstruoze dhe akuzat komuniste. Nëse Basha nuk është pengu dhe rrjedhimisht ne nuk qenkemi shërbëtorë të Ramës por të goditur nga komploti, Sali Berisha duhet të kërkojë falje për konfliktet e krijuara dhe.. të zhduket nga politika. Sia ka askush borxh që të shpifë, të trillojë, të manipulojë, të prodhojë konflikt e armiqësi, pastaj të dalë e të deklarojë tjetër version, sikur ska ndodhur asgjë, sikur nuk është ai. Të ikë sepse nuk vlen për asgjë, përveçse për konflikt.

***
Amerika iu tha shqiptarëve, veçanërisht demokratëve: “Skemi asgjë kundër jush me qëllim”.
Shpallim nongrata Sali Berishën, publikojmë raport FBI për Edi Ramën.
A kanë gënjyer për Berishën? Jo. I kanë thënë minues i demokracisë. A nuk e ka minuar? I kanë thënë ka mbrojtur aleatët e korruptuar. A nuk e mbrojti Ilir Metën në 2011-2012 kur u kap me video? I kanë thënë i korruptuar. A e besoni ju se ka vetëm 100 mijë euro?
Edi Ramës po i fusin zjarrin me incineratorët. A iu duket pak? Po u thonë qartë. Nuk duan ta besojnë militantët dhe të korruptuarit. Le të mos duan. Fatmirsisht nuk kanë asgjë në dorë.

Latest articles

Related articles