Analisti Fitim Zekthi i ftuar në studion e emisionit “Open”, në News24 foli për çështjen “McGonigal” dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama.
Zekthi u shpreh se Rama është duke e kthyer të zezën në të bardhë dhe fabrikon atë që ka në kokë, teksa ka shtuar se i kishte ndërtuar McGonigal-it një aureolë që të dukej më i rëndësishëm se Macron apo Scholz.
“Lobimi është i ligjshëm në SHBA. Dini ju të jetë bërë ndonjë lobim me para të pastra? Rama është në mes të një skandali. Raste te tjerë deri më tani që një politikan shqiptar të korruptojë një zyrtar amerikanë ka? Nuk dimë të kemi. Paguajnë para në gazeta për lajme.
Nëse Basha e ka thyer ligjin shqiptar, është mbyllur çështja, apo jo? Nuk mund të supozoj por ato që janë fakte. Të dyshohet një zyrtar i lartë shqiptar që të paguajë para te një zyrtar i lartë SHBA, s’di të ketë tjetër. Kudo bëhen lobime. SHBA mund të këtë 1500 kompani lobistësh. Ky rast i tanishëm nuk është lobim, por blerje e një zyrtari të lartë për të sulmuar një rival politik.
Publiku dhe bota sheh që Rama ka takuar McGonigal. Kjo lloj lidhje, i bie të jesh në kapacitet problematik të mentalitetit që të mos e kuptojë. Ky nuk është lobim, është korrupsion. Edhe PD mund të ketë përdorru para të paligjshme, por nuk kam dëgjuar kurrë që të ketë pasur tentativë për zyrtarë të lartë. Këto gjëra i bën Irani, Kina dhe Koreja e Veriut. Rama kishte konsultuar një ide që ky është një lider që negocion, kishte ndërtuar një aureolë të tillë që dukej më i rëndësishëm se Macron ose Schols.
Kështu ndodhi me Tahirin, që lufton drogën, jo vetëm që se ka bërë por është akuzuar për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve. Ky e lyen, të zezën e bën të bardhë. E ka në kokë dhe do ta fabrikojë. Prandaj sot është një zombi.
Shqiptarët sot nuk kanë para për të ngrënë bukë. Shqipëria ka politikanë maskarenj. Sot rrejnë nesër po ashtu. Nuk lavdëroj asnjë politikanë, por kjo ngjarje është tjetër gjë”, tha Zekthi.