“Non gratta”, pa qenë nevoja të jesh shpallur i tillë

Preç Zogaj

Shpallja “non gratta” është një vendim, të themiekstrem, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj funksionarëve dhe ish funksionarëve me peshë nështetet e tjera të botës. Të cilët janë të përfshirë në çështje të mëdha korruptive ose konsiderohen shkelës të të drejtave të njeriut.

Por “non grata” nuk është një damkë që ndan dy botë, në kuptimin që kush nuk e ka është automatikisht në rregull me parimet e qeverisjes së mirë, me antikorrupsionin, me luajalitetin ndaj partnerëve amerikanë dhe europianë, e tjerë. Zona e së paligjshmes, e së papranueshmes, e antidemokratikes, e së dëmshmes, e së dënueshmes ka një shtrirje mjaft të gjerë kendej dhe pertej pikës “non grata”.

Mendimi për ta lëshuar pa duar meqenëse “nuk jam non grata” është kurthi që politikanët e vëtëkënaqur e dritëshkurtër i ngrenë vetvetes. Ata harrojnë se çdo berr varet nga këmbët e veta.

Të marrim aferën “McGonigal”, që pret të gjykohet në SHBA, e njohur tashmë gjeresisht nga publiku shqiptar. Për atë pjesë që lidhet me Shqipërinë, përshkrimi i aktakuzës së ngritur kundër ish funksionarit të lartë të FBI-së, Charl McGonigal, tregon qartë se kryeministri Edi Rama i ka përdorur takimet informale me të pandehurin në fjalë dhe me dy miqtë e tij shqiptarë, Neza dhe Duçko, për të vënënë lëvizje hetimin e lobimit të PD-së në SHBA nepërmjet lobistit Nik Muzin. Datat e takimeve Rama-McGonigal, veprimet e këtij të fundit, marrja prej tij 225 mijë dollarëve nga Neza, pagesat nga Duçka të shpenzimeve të udhëtimit të dëshmitarëve nga Europa për llogari të hetimit në Uashington-të gjitha këto shkojnë paketë.

Ka kolegë të medias në Tiranë që po thonë se Rama bëri detyrën duke denoncuar apo nxitur hetimin amerikan të një marrëveshjeje me pikpyetje apo me shkelje si ajo e PD-së me Nik Muzin.

Do ta thosha edhe unë këtë; do ta lavdëroja edhe unë Ramën si mbrojtës të ligjeve amerikane dhe shqiptare. Por me dy kushte: E para, po ta thoshte vetëi pari që po bënte detyren. Por nuk e ka thënë as nëvitin 2017, as tani. E dyta, kryesorja, dyshimet qëkishte për lobimin me probleme të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës duhej t’ja përcillte zyrtarisht FBI-së, institucioneve amerikane.

Por siç e dimë tashmë nga akuza, në takimet e tij me zyrtarin e FBI-së nuk ka asgjë institucionale. Nga asnjëra palë. Ka vetëm fshehtësi, pazare “ më jep të tëjap”, konspiracion, duke hedhur gurin e fshehur dorën.

Institucionet amerikane e dinë të vërtetën e marrëveshjes së lobimit mes Partisë Demokratike tëBashës dhe Nik Muzin në vitin 2017. Edhe sikur kjo marrëveshje të përmbante të gjitha “gjynahet” që i ka taksur retorika e Ramës dhe socialistëve të tjerëpërgjatë viteve, edhe sikur socialistët në njërën anëdhe Berisha me të vetët në anën tjetër të mos ishin përgenjështruar në “profecitë” e tyre se Basha nuk shkel dot në SHBA sepse arrestohet në çast, SHBA dhe institucionet e saj nuk do ta “amnistonin” Ramën për sa i përket mënyrës si ka vepruar dhe rolit të tij në bisedimet e fshehta me funksionarin e FBI-së.

Pëmendja e tij kaq shpesh në tekstin e aktakuzës kundër McGonigal, për rrjedhin edhe nga mediat e shumta amerikane, e nxjerr Ramën në dritë të keqe dhe përfaqëson goditjen me të madhe që ka marrëreputacioni dhe imazhi i tij në SHBA e me gjerë. Ai mund të mos ketë bërë ndonjë shkelje të ligjit amerikan apo shqiptar në takimet e tij me McGonigal, Nezën dhe Duçkën. Por ka shkelur me të dyja këmbët standartet e sjelljes dhe të trasparencës në atë që ështëkostumi dhe lartësia e postit të kryeministrit të njëvendi aleat me SHBA.

Nuk ka dyshim se sjellja e tij është lexuar saktë nga autoritetet amerikane. Është lexuar si shprehje e imenjimit të tij për të dëmtuar e shkatërruar me duart e amerikanëve alternativën opozitare si rruga për tësiguruar jetëgjatësinë apo përjetësinë në pushtet. Çudi, pra, kur mendon se në vitin 2017 Lulzim Basha kishte dalë nga zgjedhjet politike të atij viti me një rrezultat që kishte prekur fundin. Përballja e alternativave nëdemokraci bëhet për epërsi përmes votës së lirë dhe jo për zhdukje të njërës palë nga tjetra. Politologu i madh liberal, Rajmond Aron, na mëson se jo shkatërrimi por respektimi i kundështarit në përballje është njëprej vlerave që dallon marrëdhënin dhe bashkëjetesen e kundështarëve politikë në demokraci nga ajo në diktaturë.

Çdo çudi e merr shpjegimin e vet një ditë. Kjo histori nuk mbaron këtu. Është si një shakullimë.Shkon përtej një impulsi a tundimi të kryeministrit për ti bërë gropën opozitës me duart e amerikanëve! Njëpërpjekje kësisoj, shoqëruar me korrupsionin pa frena, e merr de fakto “titullin” non grata pa pa qenë nevoja apo pa pritur të jesh shpallur i tillë zyrtarisht.

Latest articles

Related articles