ANALIZA | SHBA nuk po shohin në sy askënd, të korruptuarit janë me dosje për BURG

Departamenti i Drejtësisë në SHBA iu përgjigj interesimit të gazetarit Xhoi Malësia, pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, për ecurinë e hetimeve. Duke iu përgjigjur disa pyetjeve, Departamenti i Drejtësisë në SHBA shprehet se çështja është aktive në gjyqësor dhe hetimet po vijojnë. Tik, Tak…

Ndërsa në Tiranë SPAK po heton çështje të tjera korruptive, të përfaqësuesve të Trekëndëshi të Bermudës, Sali Berishës dhe Ilir Metajt. Pas 15 vjetesh u hap çështja e Gërdecit, Dosja Partizani, 21 janari, çështje e vjedhjes së floririt, çështja e operacioneve të Monika Kryemadhit, etj. Ish-Ministri i Berishës Fatmir Mediu është dërguar në gjykatë, ish ministri Aldo Bumçi dhe Shkëlzen Berisha janë marrë në pyetje për dijeninë e tyre për afera korruptive dhe kriminale.

Megjithatë goditja vdekjeprurëse ishte dosja e ish agjentit të FBI. Kjo tregojë se amerikanët nuk kanë asnjë preferencë përballë korrupsionit dhe të korruptuarve, qofte ky dhe Edi Rama. Sali Berisha që prej shpalljes non grata është munduar ta justifikoj këtë me faktin se amerikanët duan Ramën. Dhe fakti tjetër është angazhimi personal i Edi Ramës për të sulmuar Lulzim Bashën me gjoja financimet ruse, me investime 2 miliard euro në Portin e Durrësit, me baste në Qipro dhe të tjera mashtrime të ulëta.

Gjella e krimbur që Sali Berisha u shpërndau demokratëve për një vit me rradhë. Tashmë shqiptarët e panë jo vetëm që Lulzim Basha nuk ishte peng i Ramës por kundër tij Rama, fillimisht e me pas Meta dhe Berisha kishin perdoriur në kohl dhe mënyra të ndryshme dhe një zyrtarë të lartë të FBI për të sajuar prova, hapur çështje dhe shpikur emisione televizive. Dhe tjetra, Lulzim Basha përkundër mashtrimeve të Sali Berishës dhe Edi Ramës shkoi jo një po dy herë në SHBA, çka dëshmonte se FBI kish zbuluar skemën e Tiranës me para të pista, për të sajuar dosje.

Iluzioni i Berishës dhe atyre që e rrethonin se, nëse merr PD amerikanët do gjynjëzoheshin para tij mori goditje dramatike ku Non gratës amerikane iu shtua dhe ajo e Britanisë së madhe. Tashme Berisha duhet të jape llogari dhe për lidhje me krimin përtej korrupsionit dhe minimit të demokracisë.

 

Latest articles

Related articles