Zbulim i pabesueshëm shkencor: dy mace jetojnë në malin Everest

Një mace në majën e Everestit. Zbulimi i një ekipi shkencëtarësh është i destinuar të hapë një linjë të re studimi dhe kërkimi. Të ashtuquajturat macet e Pallasit, të njohura edhe me emrin manul, kishin arritur në një farë mënyre të mos shiheshin apo identifikoheshin gjatë ekspeditave të shumta alpinistike që janë zhvilluar këto vitet e fundit.

Sipas vetë studiuesve, në zonën më të lartë të shpatit të Himalajeve, ka dy mace që kanë zgjedhur anën jugore të çatisë së botës si habitatin e tyre natyror. Një zbulim jashtëzakonisht i vlefshëm për studiues dhe ambientalistë nga i gjithë planeti, kurioz dhe zbavitës për të gjithë të tjerët.

Macja e Pallas duket, të paktën në pamje të parë, një mace normale shtëpiake, megjithatë me disa dallime të rëndësishme. Këmbët janë shumë të shkurtra dhe gëzofi shumë më i trashë dhe më i butë. Një shtresë e tillë voluminoze leshi është e nevojshme për t’i izoluar nga një i ftohtë i cili mund të arrijë -36 gradë me majat -60 në stinën e dimrit. Falë kthetrave të tyre rezistente dhe forcës së madhe të putrave të tyre ata mund të ngjiten edhe në mure dhe të çara shkëmbore të thyer dhe të pjerrëta si ato të Everestit.

Latest articles

Related articles