Analisti Ilir Kalemaj deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se ka shumë indicie që tregojnë që mes Ramës dhe Mcgonigal ka bashkëpunim dhe bashkërendim dhe se 225 mijë dollarët janë provë e një ‘Ramagate’, një mekanizmi që bëhet për të përdorur lobing në mënyrë të palicensuar.
Sipas Kalemajt, lobimet ruse që u spekuluan në politikën shqiptare, gjatë zgjedhjeve të 25 prillit dhe pas tyre paskan qenë fushatë e Ramës për ta defaktorizuar opozitën dhe për të vulosur rezultatin zgjedhor.
Përfshirja e Mcgonigal në Shqipëri është kryeafera që sot e kësaj dite ai po merr përgjegjësi para sistemit të drejtësisë në SHBA. Bussines Insider ka bërë një artikull duke iu referuar burimeve të ish-të dashurës së Mcgonigal, i referohet fakti që janë gjetur shumë të mëdha parash të ardhura nga Shqipëria apo nga një lobistishqiptaro-amerikan që ky person i mbante në shtëpi dhe i garantonte vetes një stil jetese luksi që nuk e justifikonte me të ardhurat që ai merrte si zyrtar.
Kemi të bëjmë me disa elemente, e para duke përdorur kostumin zyrtar personi në fjalë shfaqet në Shqipëri si investitor strategjik dhe hap dy biznese, një në fushën e hidrocentraleve dhe tjetri në fushën e një studio ligjore, që kishte 25%. Personi tjetër që kishte po 25% ishte një amerikan tjetër, një ish-zyrtar i FBI që me deklaratat e tij në favor të mazhorancës dhe duke akuzuar opozitën si filoruse kishte marrë rol protagonisti të pavend. Problemi që ka Mcgonigal është fakti që kemi të bëjmë me përfaqësimin e Oleg Deripaskës që është njeri kyç i Putinit që akuzohet se është lavatriçe e pastrimit të parave të presidentit rus. Deripaska ka blerë 30% të një kompania dhe nëpërmjet kësaj ishte bërë bashkëaksioner i një hidrocentrali në Shushicë dhe kërkonte investime të tjera.
Mcgonigal ka marrë nderime nga qeveria shqiptare, ka takuar të paktën 4 herë Ramën, por mendohet se janë më shumë. Ai duhet të japë llogari se kush është ky qytetar privat, që vjen në funksion privat, i garantohet një audiencë. Rama muaj më parë thoshte e kam mik, duke e ditur që kishin filluar akuza në SHBA. Janë indicie që tregojnë mes MCGonigal dhe Ramës pavarësisht rolit lobist që ka luajtur dëshmitari A tregon që kemi bashkëpunim, bashkërendim mes axhendave të dyve dhe 225 mijë dollarët nuk janë borxh që ka marrë në mënyrë informale dhe do i kthente prapë, por janë një Ramagate, një mekanizëm që bëhet për të përdorur lobing në mënyrë të palicensuar. Të gjithë aktet e lobingut nga shtetas të huaja në SHBA duhet të deklarohen.
Cilësia nuk është e një zyrtari publik. Në rastin e lobingut që ka bërë ka qenë fill pas shpalljes së Deripaskas non-grata. Kemi të bëjmë më një lobing të MCgonigal në favor të kompanisë së përfaqësuar nga Deripaska. Kemi të bëjmë me një rast flagrant të shkeljes së autoritetit zyrtar.
Mcgonigal ka ardhur në funksionet e një qytetari privat, nuk i ka deklaruar shumat e parave që ka marrë në. Nuk kemi nga t’i dimë bisedat që ka bërë me Ramën. Nuk besoj se i ka lidhur, politika, filozofia, i ka lidhur një çështje e lobingut. Lobingjet ruse që u spekuluan në politikën shqiptare, gjatë zgjedhjeve të 25 prillit dhe pas kanë qenë fushatë lobuese anti-opozitë e Ramës për ta defaktorizuar opozitën dhe për të vulosur rezultatin zgjedhor.
Kryeministri pas një heshtje prej 48 orësh doli dhe iu referua Agron Nezës që paska qenë shok i Azem Hajdari para 20 vitesh dhe kushëri i dytë i Besnik Mustafait, por përtej kësaj ai është lobist që punon për Ramën që punon sot. Kjo ka më tepër relevancë. Fakti që një qytetar i tillë, e ka takuar Ramën disa herë e flasin për lobing. ky person ka qenë sekseri mes Ramës dhe Mcgonigal.
Nëpërmjet këtij lobingu është kërkuar të arrihet defaktorizimi i opozitës, hedhja baltë mbi të, dëmtimi i çështjes së opozitarizmit, dhe anë të tjera që kanë të bëjnë me përfitimet e parave.