“Kadareja la Parisin për Rilindjen e Shqipërisë, Rama e akuzon plagjat të Majakovskit”

Nga Sebastian Zonja

Ndërsa situata politike është rënduar prej akuzave se Rama ka lobuar kundër Partisë Demokratike, në ShBA, kryeministri, në vend se të jap llogari në parlament, zë e qesendis, si dikur, të madhin Ismail Kadare.

Kadareja ka datëlindjen. Në urimin e tij, Rama e krahason me Majakovskin. Jo si poet përball poetit, por si përkthyes i poetit të madh revolucionar rus.
Në këtë rast, Rama, pa pikë turpi, del krah at Zef Pllumit, Kolevicës, Petro Markos, Bilal Xhaferrit dhe Kasem Trebeshinës që kanë thënë se Kadareja s’ka asnjë poezi në gjuhën shqipe, por imitime të autorëve revolucionarë rusë, se asaj shkolle i përket.

Më vjen keq që kryeministri përbuz gjeniun e letrave shqipe, që me meritë e mori këtë pozicion pasi vdiq Migjeni, Mitrushi, Lasgushi, Mid’hati dhe Faiku, ndërsa Hatibi iku në emigrim…

Rama, që në krye të viteve ’90 mori, me penën e publicistit, të shkruante se miti i Kadaresë është i fryrë, pasi krah tij qëndron fort Kasem Trebeshina. Sigurisht që Kadareja është më i madh se Kasemi, por Rama, sërish, në vitin 1998 kur ishte ministër Kulture, në një intervistë në RTSh, thotë se e ka mbyllur kapitullin me Kadarenë kur lexoi romanin e tij të fundit.

Mosmirënjohësi Rama nuk e quan atë që bëri Kadareja, që erdhi t’i jap imazhin e tij Shqipërisë, dhe t’i vërë vulën se vendi po lulëzon e përparon drejt Bashkimit Evropian, Bashkimit Sovjetik dhe Bashkimeve Profesionale.
Për të marrë pjesë në këtë ëndërr të bërë realitet, pasi shkroi e shkroi nga Parisi, ai la Francën, Parisin e madh. Me shumë brengë, siç e shkruan vetë në libra, se te kafja Rostand shihte Kunderën që pinte çaj, dhe ja bënte ndonjëherë me dorë nga larg.

Me kë do rrijë Kadareja këtu, z. Rama? Kush i afrohet atij për nga madhështia, z. Rama? Kush shkruan si ai ese, që janë as letërsi, as politikë, z. Rama? Nga do na vijnë tezat evropiane në Shqipëri, z. Rama? Do i sjell ai orientali Rexhep Qosja, z. Rama?

Që nga emrin Rexhep, duket. Ismaili e ndërroi emrin kur iku jashtë. Ai është evropian, se ne me emrat Rexhep, Nezir, Beqir, Sulejman…jemi të prapambetur. Duhen emra macesh apo qensh: Pisi, Miki, Pufi… që të dukesh si evropian.
Deri dje, në emër të shqiptarëve, i psoniste Kadareja te tregu gabi në Paris idetë evropiane, po sot?
Kadareja la Parisin për Ramën. Por Rama nuk ja di.

Por edhe gjeniu i letrave shqipe pasi iku në emigrim, nga sytë këmbët, gjysma e atdheut, Kadareja, i njohur për cinizmin e tij, duke e ditur dhe parashikuar se si do shkonin punët në vend, me inatin se ai është më revolucionar se Majakovski dhe Gorki, me informacione nga brenda Byrosë se Rama po përgatit kundërgoditje për skandalin McGoningal, siç i kërkoi dikur Lulzim Bashës të tërhiqej nga gara për Bashkinë që të triumfonte demokracia me Edi Ramën në krye, e kishte gati poezinë që i dërgoi kryeministrit:

“Në mesditë Byroja Politike u mblodh”

1.
Ne mesdite Byroja politike u mblodh.
Valle c’ka ndodhur ne kufijte veriore.
Ne kufijte e jugut valle c’ndodh.
Qielli eshte me re dhe dimri sjell debore.
Mos levizen klasat e permbysura,
Mos ka katastrofe ne prodhim.
Valle ambasadoret mos kane nisur
Radiograme plot shqetesim.
Jo. Kufijte e shtetit jane te qete.
Nga ambasadat lajme me alarm nuk ka.
Dhe nen diktature te proletariatit.
Dimerojne kokeulur ish kastat e medha.
Dhe prodhimi eshte normal dhe ditet
Rjedhin te zakonshem ne dhjetor…
Po ahere pse keshtu papritur
Ne mesdite Byroja Politike u mblodh?

2.
Shtetet s’prishen kurre nga catite.
Shume shume mund te pikojne diku.
Nga themelet ata prishen
Ketij ligji
Shteti socialist i bindet gjithashtu.
Mund qe lart cdo gje te duket bukur,
Gara socialiste, merrja kenges, haj.
Dhe pankartat dhe heronjte e punes
Ne gazete lokale ne Nje Maj.
Telegrame urimi, diell i ndritur
Ne mitingje e vjersha letraresh te rinj
Kurse poshte
pikerisht ne themelite
Rritet ngadale tumor i zi.
Per armiqte kemi topat, himnet, vallet.
Ambasadat qe rrefejne dicka per ta.
Per burokratizmin c’kemi valle?
Topat s’pijne uje
dhe konsuj atje s’ka.

3.
Midis shkresash, telefonash, leterthithesesh
Ata skenat mbushin gjithnje
Mjaft me kete qeshje dashamirese
Burokratet jane tjeter gje.
Jo me boje pelikan perjargur,
Si tuafe te kendshem ho, ho, ho,
Por te kobshem
me duar te pergjakura
Gjer ne bryle une ata i shoh.
I shoh atje thelle tek rremojne.
Ne themelet e revolucionit pikerisht.
C’bejne ashtu
pse trupat e deshmoreve
Kthejne djathtas, majtas dhe permbys?
Pa shiko,
trupat sikur i lajne.
Nga themelet gjakun duan te fshijne shpejt.
Dhe pas gjakut amanetet q’ata lane,
Idealet dhe parimet krejt.
Dhe vulen e gjakut si ta zhdukin,
Oh, e dijne se eshte lehte pastaj
Te ndryshojne revolucionin, diktaturen
E punetoreve
thelbin e saj.
Ja keshtu, atje ne gjunje te ulur
Lajne e shplajne gjakun pa pushim
Po c’paten papritur
Pse u ndalen
Tek nje yrt i shkrete, tek nje djerrine.
Ketu jane varrosur te permbysurit:
Pashallare, bejlere, familjet e medha
Ata sulen, trupat kthejne permbys e nisin
Qe t’i zhveshin me nje vrull hata.
Rrobe sundimtaresh te pergjakta
Me nishane e grada veshin shpejt.
Dhe me to mbi supe neper nate
Ikin drejt mengjezit si rrebesh.

4.
Dhe mengjezi erdh,
Te zbete, te ngrire,
Nen mantelet me nishane e me kurore
Ata shkojne ne zyra, ministrira,
Madje ngjiten gjer ne Komitet Qendror.
Pashallare te kuq. Bejlere me tesera partije
Baron-sekretare. Bose te naftes. Varg.
Ne kortezh te zymte, nen himne liturgjie
Cojne tabutin e revolucionit per ne varr…

5.
Kurse pamja e jashtme ishte ndryshe
Buzeqeshje, tundje grushti ne miting
Thjeshtesi tek xha Kamberi, tek X gjyshe,
Dhe fjalet “Enver” “parti”, “autokritike”.
Keshtu ishte diten,
kurse naten
Zbrisnin ne themel ata serish.
Por revolucioni s’ish kala e Rozafatit
Qe duronte diten ngre e ngre e naten prish.

6.
Enver Hoxha, syri i tij i mprehte
Ishte i pari qe dyshoi per ta.
Dhe ahere ne themele te shtetit
Zbriti si ne baladat e medha.
Nje pishtar te kuq mbante ne dore.
Dheu dridhej
Flaka mbi ta ra.
Dhe i pa tek prishnin gjakun e deshmoreve
Tek ndanin mantelet sec i pa.
“Ja, ku qenkeni!”
Ata u ngrine.
-Oh, shoku Enver, hm, rrofte, oj!-
Por ai i mvrejtur
me dhembjen ne cdo thinje
Si nje mal ne dimer bubulloi.
Krisht ai nuk ish qe t’i debonte
Nga pushteti me kamcik dhe stap.
Ai klasen ngriti te punetoreve.
Per ta bere burokratizmin zap.

7.
Si dikur patrullat partizane
Shtegetojne ekipet e kontrollit punetor.
Qe te mos i marrin ministrite me topa
Neser.
Sot i marrim me kontroll.
Diktature e klases s’eshte vec ne vjersha
Dhe ne ditlindjen e veteranit tornitor.
Je per socializmin?
Vrapo ne rrjeshta
Shpall kudo dhe mbi kedo
kontroll punetor.
Bjeri dite e nate burokratizmit,
Klasen qe u permbys nen kembe e mbaj.
Ne se s’do qe neser skuader e pushkatimit
Te te veje ne mur
tek Bulevardi i Madh.

8.
Ditet ikin.
Vorbullat e ngjarjeve
Neper stine e vite shtjellen me furi
Vijne plenumet e partise porsi ushtaret
E revolucionit
ne stuhi.
Ecen klasa pas partise ne dite epike,
Populli pas klases derdhe oqean
Dhe m’u mbledhte prape Byroja Politike
Mesdite a mesnate
gati te gjithe jane.

Latest articles

Related articles