Ish kreu i KQZ: Berisha nuk ekziston në gjykatë. Nuk regjistron dot anëtarë KZAZ

Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi ditën e djeshme në KQZ listën e emrave të anëtarëve të KZAZ.

Lidhur me këtë dorëzimin e kësaj kërkesë dhe situatën e PD-së të ndarë në dy pjesë, ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, tha se e vetmja që do t’i japë përgjigje kësaj situate absurde është gjykata.

Kume tha se detyra më e kryesore e KQZ është që të verifikojë cili është emri i regjistruar si kryetar i PD dhe në të vërtetë vazhdon të qëndroj Lulzim Basha. Ndër të tjera Kume tha se regjistrimi i ri për kryetar partie është një veprim shumë i thjeshtë juridikisht, por mund të jetë Gjykata, institucioni që po e mban peng ndryshimin.

“Veprimi i parë që duhet të bëjë KQZ është të verifikojë legjitimitetin e atij që dorëzon materialet, që do të thotë të shkosh në gjykatë ose të konsiderosh atë çfarë thotë Gjykata e Tiranës për kë ajo njeh si drejtues i PD dhe në fakt vazhdon të jetë Lulzim Basha. Këto janë çudirat e politikës sonë. Partia jo vetëm që nuk ka çuar në gjykatë të regjistrojë ndryshimet, por edhe ndryshimet që janë bërë në statut nga Basha , nuk janë regjistruar. Për mua është sjellje e papërgjegjshme dhe e qëllimshme nga pala politike brenda PD.

Ata veprojnë në mënyrë të tillë, pa pasur parasysh se si ta bëjnë një institucion të funksionojnë në mënyrë të rregullt dhe të funksionojë si institucion demokratik në funksion të objektiva që ka , jo i marrjes së pushtetit, por shërbimit të pushtetit, dhe kjo e dyta mungon. Kjo PD njeh si drejtues të saj Berishën, ky është realiteti, por duke iu referuar legjislacionit, pasi e gjitha kjo duhet të regjistrohet në Gjykatë. Duket si proces i thjeshtë, por ngatërrohet çdo gjë dhe krijon probleme në zhvillime politike të vendit dhe ndikon të qytetarët”, tha ai për Report Tv.

Sa i përket vendimit për ndryshime e regjistrime të reja në KQZ, Kume tha se këto janë vendime dhe veprime të thjeshta për t’u arritur, por nuk kanë hyrë në fuqi as ndryshimet e para dhe nuk janë regjistruar ende.

“Nuk ka vend për interpretim. Gjithçka që vendoset në gjykatë merr formë të prerë. Ne jemi në kushtet kur vendimmarrja e zotit Zhukri është atakuar në shkallë të dytë dhe për pasojë nuk ka hyrë në fuqi në kuptimin formal, ashtu sikurse nuk ka hyrë në fuqi dorëheqja e Bashës. Ajo që duhet theksuar është çfarë na ka sjelljë gjithë kjo përzgjedhje. Rezultati është që ne vazhdojmë të kemi zyrtar që nuk dinë të trajtojnë një vendim të thjeshtë dhe gjejnë forma për ta shtyrë, 5 ose 6 mars, që do të thotë 4 marsi është afati fundor kur partitë politike regjistrohen në KQZ dhe këta e kalojnë. Për mua është një problem i thjesht juridikisht, gjykata po e mban peng. Ky është dëm për qytetarë”, shton Kumi.

Gjithashtu ai u ndal edhe te fushata elektorale për të cilën u shpreh se do të jetë problematike dhe e vështirë për t’u menaxhuar

Latest articles

Related articles