5 urithët anglezë të rekrutuar nga KGB në universitetin Cambridge

Në vitin 1932 mbërrin në Londër Theodore Maly, ish kapelan ushtarak i ushtrisë austro – hungareze, që i kapur nga rusët në Karpate, flak tunikën në ferra, harron atdheun e tij, refuzon deri kristianizmin dhe rekruton njëri pas tjetrit Donald McLean, Kim Philby, Guy Burgess, Anthony Blunt, John Cairncross. Asnjëri nuk i thotë faleminderit, përkundrazi, i thirrur në Moskë në korrikun e 1937, thuajse gjykohet dhe pushkatohet menjëherë në kuadër të klimës së terrorit të krijuar nga paranoja staliniane.

urithët anglezë e rekrutuar në Cambridge (të quajturit Cambridge Five) do t’i nënshtrohen NKVD (Narodnyi Komissariat Vnutrennikh Del, Komisariati i Popullit për Punët e Brendshme, më pas KGB, Komitet Gosudarstvennoj Bezopasnosti) dhe, duke filluar nga mesi i viteve ’30, morën disa prej informacioneve më të rëndësishme shërbimeve sekrete britanike dhe ja kaluan Bashkimit Sovjetik. Në ndryshim nga shumë spiunë që i shisnin informacione armikut për para, “pesë të mrekullueshmit” qenë shtyrë nga motive ideologjike, veçanërisht nga antifashizmi, dhe shikonin tek komunizmi rus mënyrën e vetme për të luftuar në mënyrë efikase imperializmin e përhapur perëndimor.

Kim Philby ishte lindur në Indi më 1912 dhe ishte diplomuar për Ekonomi në Cambridge. Gjithmonë i shtyrë nga ideale antifashiste, filloi të marrë pjesë në aktivitetet e një grupi komunist të ligjshëm në Paris, për të kaluar më pas në një organizatë klandestine komuniste në Vjenë ku detyra e tij ishte ajo që të shërbente si korrier midis komunisteve të jashtëligjshëm austriakë dhe kontakteve të tyre në Hungari e në Paris. Philby ishte shumë i aftë në nxjerren jashtë shteteve komuniste e socialiste dhe, duke pasur parasysh këto aftësi të veçanta, më 1934 u dërgua në Angli për të tentuar të infiltrohej në SIS (Secret Intelligence Service). Kështu që bëri kërkesë për t’u punësuar në shërbimin civil anglez, por ju dha përgjigja se e kaluara e tij si simpatizant komunist nuk ishte ideale për të pasur një post administrativ. Kështu që Philby u punësua pranë redaksisë së një gazete liberale dhe ndërkohë i shkëputi të gjitha lidhjet me miqtë komunistë të Cambridge dhe përhapi zëra se idetë e tij politike qenë ndryshuar rrënjësisht. Stratagjema funksionoi sepse disa kohë më pas u pranua të punojë pranë Lidhjes së Kombeve. U dërgua në Spanjë gjatë luftës civile atje si gazetar, por në realitet kishte marrë urdhër nga NKVD të mblidhte dhe të transmetonte informata lidhur me fuqinë luftarake të fashistëve.

Më 1940 arriti më së fundi të penetrojë në SIS, fillimisht në Seksionin D i mbiquajtur i “trukeve të pista” që kishte detyrën e përdorimit të mjeteve të ndryshme nga forca për të mundura armiqtë; më pas u punësua në SOE (Special Operations Executive), departament i dëshiruar nga Churchill për t’i bërë më efikase operacionet luftarake në Europë duke përdorur inteligjencën dhe hyri i fundit në kundërspiunazh, Military Intelligence 5 (kurse MI6 merrej me spiunazh). Goditja më e mirëarritur e Philby dhe falë të cilit KGB e konsideroi si agjentin më të mirë të saj midis viteve 1935 e 1951 ndodhi më 1944, kur në Britaninë e Madhe u krijua Seksioni i IX i ngarkuar me studimin e dosjeve të vjetra të aktivitetit komunist sovjetik. Me të drejtë, drejtimi i seksionit i takonte kreut të Philby, Cowgill, por plani i Moskës ishte që agjenti i saj ta merrte drejtimin, me çdo kusht. Kështu, duke goditur pas krahëve eprorin dhe mikun e tij, Philby filloi të frekuentojë dendur Valentine Vivian, zëvendëshef i SIS, prej vitesh armik i betuar i Cowgill, i siguroi mbështetjen dhe nisi një punë të ngadaltë për diskreditimin e figurës së Coëgill; cme sukses, pasi më pas ky i fundit u detyrua të japë dorëheqjen, kështu që Philby, përveçse siguroi postin e lakmuar, por hoqi qafe edhe një antikomunist të egër.

Guy Burgess, bir i një oficeri marine, pati një fëmijëri të trazuar dhe konvencionale. Homoseksual i hapur, shfrynte bashkë me marrëdhëniet e tij me meshkuj të klasës punëtore ide marksiste dhe gëzonte për shenjat e qarta e shpërbërjes së Perandorisë Britanike. Falë pamjes tërheqëse dhe karakterit të hapur e të shlirë arriti të lidhë raporte të ngushta me personazhe të shumtë të spikatur të botës universitare teksa stuidionte akoma dhe me personalitete politike në vijim. Në fund të ’35 u bë asistent personal i një deputeti të ri konservator aq të djathtë sa të quhej fashist. Pas disa vitesh të kaluara si producent pranë BBC (radios kombëtare angleze), siguroi një post në Seksionin D të SIS dhe më pas në SOE, por u pushua nga puna për shkak të karakterit të tij të panënshtrueshëm. Burgess qe element kyç në rekrutimin e njërit prej të pestëve, Anthony Blunt. Vdiq në Moskë në vitin 1963.

Edhe Donald McLean i përkiste një familjeje të kamur dhe kishte një kurrikulum të ngjashëm me të tjerët: student brilant në Cambridge, me ide hapur të majta, kur ju propozua hipoteza që të punonte kundër sistemit kapitalist përdori skemën klasike: i mohoi në mënyrë eksplicite idetë e tij komuniste. Në vitin 1935, pasi kishte kaluar provimet shumë të vështira të pranimit, arriti që të bëhej funksionar diplomatik i Madhërisë së Tij pranë Lidhjes së Kombeve dhe bëri një karrierë brilante: në vitin 1950, vetëm 34 vjeçar, ishte tashmë Sekretar i Parë i ambasadës britanike në Uashington, edhe falë mbështetjes përcaktuese të mikut Philby. I martuar me Melinda (që më pas, në vitet e Moskës, do të bëhej e dashura e Philby) kishte një marrëdhënie intensive homoseksuale me Guy Burgess. Qe pikërisht kur të tre u gjendën duke punuar në Uashington që lindën dyshimet e para, sidomos lidhur me Burgess dhe McLean: të dy u demaskuan, por Philby, i dalë pa lagur nga hetimet, arriti që t’i arratisë në Bashkimin Sovjetik. Bashkë dhe tashmë të sigurtë, të dy u shfaqën në një konferencë për shtyp të bujshme ku sulmuan ashpër politikën e fuqive perëndimore, duke i shpjeguar kështu motivet e zgjedhjes së tyre. Qëndrimi moskovit i tij nuk qe aktiv si ai i Philby: e la veten të zhytej në alkool, shkëputi çdo kontakt me miqtë e vjetër dhe vdiq në vetmi.

Megjithëse kishte aderuar qysh i ri në idetë marksiste, Anthony Blunt ndoshta nuk do ta kishte pasur vendosmërinë për të kaluar nga idetë në një aksion në kuptimin e vërtetë të fjalës: qe Burgess ai që e bindi, duke shfrytëzuar autoritetin që ushtronte ndaj tij. Sharmi që Burgess ushtronte ndaj Blunt ishte si me natyrë seksuale, ashtu edhe me natyrë intelektuale; Blunt ishte tërhequr nga gjallëria e shpirtit dhe nga kompetenca në fushën politike e mikut dhe ndiqte gjithçka që Burgess e këshillonte të bënte. Pasi ka ndjekur një kurs për kapiten të policisë ushtarake të sigurisë, u punësua në kundërspiunazhin e SIS me detyrën e survejimit të ambasadave të vendeve neutrale.

Më pas aktiviteti i tij i spiunazhit u zbut, duke qenë se nuk kishte ndjekur, ashtu si miqtë e tij, rrugëtimin e deiplomacisë: u bë një studiues i shkëlqyer arti dhe arriti të mbajë larg nga të gjithë hetimet frenetike të prirura që të zbulonin “njeriun e katërt” (por kishte edhe një të pestë…) që kishte bashkëpunuar me trion vrastare Burgess – McLean – Philby. Në vitet ’60 ju dha titulli i baronit dhe u bë deri këshilltari artistik i Mbretëreshës, kështu që kur më së fundi roli i tij në spiunazh u zbuluar, preferoi që të heshtë, për të shmangur skandalin, dhe Sër Blunt mundi ta gëzojë qetësisht pleqërinë. Nga figura e tij janë frymëzuar romani shumë i bukur i John Banville, I paprekshmi dhe filmi me Anthony Hopkins Blunt – Njeriu i katërt.

Njeriu i pestë, i fundit që u identifikua zyrtarisht dhe lidhur me të cilin janë shkruar shumë faqe në tentativën për t’ia zbuluar identitetin (për një kohë të gjatë janë bërë mijëra hipoteza: nga drejtor i MI5 deri tek kryeministri laburist Harold Wilson), është John Cairncross, emri i të cilit zbulohet për herë të parë nga Oleg Gordievskij në librin e tij Historia sekrete e KGB. Me prejardhje nga Glasgow, Cairncross studioi në Cambridge ku një prej supervizorëve të tij për letërsinë franceze ishte Anthony Blunt i cili, i njohur për tendencat e tij të deklaruara komuniste, ja sinjalizoi Burgess. Në vitin 1936, pasi kishte shkëputur çdo kontakt me Partinë Komuniste Britanikë, Cairncross u punësua në Foreign Office dhe dy vite më vonë kaloi në Ministrinë e Thesarit. Duket se Cairncross ka qenë agjenti i parë i infiltruar që i njoftoi sovjetikët për vendimin e anglezëve dhe amerikanëve për të ndërtuar bombën atomike. Me ta mësuar, Stalin u dha urdhër menjëherë fizikanëve të tij që të punonin për të njëjtin projekt dhe ndërkohë ndërseu spiunët e tij më të mirë që të siguronin numrin më të madh të informacioneve lidhur me çështjen.

Gjatë luftës Cairncross arriti ta transmetojë thuajse të gjithë dokumentacionin lidhur me strategjitë e planifikuara nga Churchill në War Cabinet, Këshillin e Luftës, dhe në komitetet shkencore e krijuara për të studiuar zbatimin e shkencës në përpjekjet luftarake: e famshme GCHQ (Government Communications Head Quarter), ku në rendin e mijërave – sot rreth 15000 – u impenjuan mendjet më të mira, sidomos matematikanë, inxhinierë dhe ghuhëtarë, për të analizuar transmetimet radifonike të forcave të armatosura dhe të shërbimeve sekrete të Boshtit dhe deshifruar kodet e mrekullueshme gjermane të gjeneruar nga Enigma. Kështu, falë njeriut të pestë (dhe ndoshta edhe të një të gjashti…) sovjetikët krijuan një panoramë shumë të qartë të politikës britanike.

Për vite me radhë Pesëshja e Cambridge bënë një jetë dyfishe: ditën bënin punën zyrtare dhe natën fotografonin kodet, kopjonin telegramet, transmetonin informacionet që kishin grumbulluar gjatë bërjes të punës së tyre dhe njëherazi duhej të adoptonin të gjitha azhurnimet e duhura për të mos u demaskuar. Manovrat marramendëse dhe gjestet e veçanta që bëjnë të qeshin në filmat me spiunë, nuk janë gjithmonë frut i fantazisë së regjisorëve. Një ditë, gjatë qëndrimit të tij në Spanjë, Kim Philby u ndalua dhe u kontrollua nga fashistët; në xhep kishte një copë letre me numrin e koduar të caktuar agjentit të NKVD: mënyra e vetme për të mos e lënë të binte në duart e policëve qe ajo e ngrënies. Qasja që Pesëshja e Cambridge bashkë më spiunë të tjerë të infiltruar i dhanë sigint sovjetik (Signal Intelligence tregon teknikën e dekodifikimit të telegrameve sekrete të qeverive të huaja apo armike), në vitet ‘30 dhe më pas gjatë Luftës së Dytë Botërore, qe e konsiderueshme. Mund të thuhet se prej sasisë së habitshme të informacioneve që ju transmetuan analistëve ruse në rreth 15 vite e bënë edhe një herë akoma sistemin informativ më të fortë të botës. Gjatë luftës, ndërsa shërbimet sekrete angleze dhe amerikane qenë të impenjuar në veprimin kundër një armiku të përbashkët, domethënë Gjermanisë, Rusia vazhdonte të mbante nën kontroll të rreptë si armikun e vjetër, Britaninë e Madhe, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara që po fillonin të kishin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në sistemin botëror. Por ndërsa në Whitehall agjentët sovjetikë kishin arritur të penetronin në një ministri të vetme, në Shtetet e Bashkuara OSS (Office of Strategic Services), pararendësja e CIA, nuk kishte thuajse më shumë sekrete për ta dhe e njëjta ndodhte për ambasadën amerikane në Moskë.

Faktikisht në vitet ’30 masat e sigurisë të marra nga Shtetet e Bashkuara në transmetimin e mesazheve të tyre qenë praktikisht hiç dhe pjesa më e madhe e diplomatëve amerikane nuk e kuptonte shkallën e shtrirjes së spiunazhit rus. Për shembull, nuk i kushtohej vëmendje vajzave të sjellshme të siguruara nga NKVD për argëtimin e ushtarakëve apo të agjentëve të ambasadës në kryeqytetin sovjetik dhe deri në përfundimin e luftës askush nuk mundoi t’i kontrollonte zyrat për përgjues. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara nuk kishin në Moskë asnjë agjent të infiltruar. Bile në vitin 1943, gjenerali Donovan, kreu i shërbimeve sekrete amerikane, propozoi një bashkëpunim midis OSS dhe NKVD. Pakti, që u prit me entiziazëm nga rusët, parashikonte një shkëmbim reciprok informacionesh, krijimin e një agjencie të OSS në Moskë dhe një të NKVD në Uashington (që nuk ndodhën kurrë sepse si Roosevelt, ashtu edhe kreu i FBI ju kundërvunë) dhe bashkimin e forcave për të zbatuar masa represive kundër armikut të përbashkët, Gjermanisë. Sipas Andrew dhe Gordievskij, OSS jepte shumë më tepër informacione nga sa merrte. Veç kësaj, rusët jepnin informata të rëndësishme vetëm nëse mund të nxirrnin ndonjë përfitim; për shembull, në shtatorin e 1944 NKVD i dha Shteteve të Bashkuara listën e disa instalimeve armike në Poloni dhe në Gjermaninë Perëndimore, ama vetëm me shpresën që amerikanët t’i bombardonin.

Në vitin 1945 presidenti i sapozgjedhur amerikan Truman vendosi ta shkrijë OSS; qe një goditje e rëndë për rusët që panë të shkarkoheshin të gjithë agjentët e tyre të infiltruar. Edhe në Britaninë e Madhe pas mbarimit të luftës u çmobilizuan SOE dhe Qendra e Informacioneve, kështu që Blunt dhe spiunëve të tjerë ju desh ta linin SIS. Situata u rëndua nga dezertimi i shumë agjentëve sovjetikë: faktikisht vala e pasionit entuziast për socializmin që kishte frymëzuar shumë të rinj në vitet ’30 thuajse ishte venitur me mbarimin e luftës dhe obsesioni për komplotet kishte filluar të lulëzonte në shpirtin e Stalinit bashkuar me ankthin për të qenë të parët jo vetëm ndaj Britanisë së Madhe, por tashmë edhe më fort respektivisht Shteteve të Bashkuara, që në vitin 1947 kishin krijuar një organizatë të re shërbimi sekret: Central Intelligence Agency (CIA). Qenë armët atomike sfida e parë e madhe e lëshuar nga Shtetet e Bashkuara dhe me të cilën rusët u desh të mateshin. Lavrenti Beria, kreu i NKGB, emri i ri i shërbimeve sekrete sovjetike, ndërsa shtynte Kurçatovin, përgjegjësin e projektit atomik, që ta eksperimentonte bombën sa më shpejt të ishte e mundur, njëkohësisht urdhëronte të gjithë spiunët perëndimore, si prioritetn absolut, që të merreshin me informacionet lidhur me bombat që kishin shpërthyer në Nagasaki dhe Hiroshima. Një rol të dorës së parë në vjedhjen e informacioneve u luajt në Uashington nga Donald McLean, që si anëtar i ambasadës britanike kishte akses në Atomic Energy Commission ku mori pjesë në mbledhjet e natës. Bomba e parë atomike sovjetike u eksperimentua në shtatorin e 1949, por Stalini e Beria nuk e falën kurrë që kishin arritur të dytët dhe jetuan përjetësisht me frikën se mos amerikanët qenë në dijeni sekretesh bërthamore të panjohura për ta.

Megjithatë, deri në vitet ’50 shërbimi sekret sovjetik për sa i përket mbledhjes së informacioneve dhe penetrimit të agjentëve kryesonte ndjeshëm ndaj SIS dhe sidomos ndaj të sapolindurës CIA falë faktit se nuk i kishte ndërprerë asnjëherë aktivitetet e tij gjatë luftës, por sidomos sepse deri më 1951 mundi të mbështetej tek bashkëpunimi i Pesëshes së Cambridge, agjentët më të mirë të infiltruar që mund të kishte në ato kohëra një shërbim sekret. Për shembull, për sa i cfilitur nga jetë e dyfishtë që bënte, aq sa disa dyshonin se ishte toksikodipendent, Burgess ishte pranuar në Information Research Departement, organizëm i ri britanik i krijuar me qëllimin e bërjes së luftës psikologjike me sovjetikët; falë tij, departamenti u kompromentua krejtësisht. Për më tepër, shumë prej tentativave të bëra nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara për të dërguar agjentë në Rusi dhe në vendet balltike që të infitrononin dhe të dërgonin informacione sekrete, dështuan: faktikisht NKGB arrinte thuajse gjithmonë t’i interceptonte në vijim të sinjalizimeve të urithëve të kujdesshëm dhe të mirëstërvitur si Philby, t’i kapnin dhe, për pasojë, t’i përdornin për të transmetuar informacione false palës kundërshtare. Por nganjëherë, siç ishte tipike e sovjetikëve, bihej në ekzagjerime; në vitin 1954 SIS i kërkoi disa prej agjentëve të tij të infiltruar, por në realitet të kapur nga rusët, që të dërgonin kampionin e ujit të një lumi në Rusi pranë të cilit dyshohej se ngrihej një central bërthamor. Sovjetikët e dërguan kampionin e ujit, por që rezultoi se posedonte një përqëndrim të tillë radioaktiviteti sa që nuk mund të dilte përveçse nga një reaktor bërthamor.

Anglezët jo vetëm që e njohën mashtrimin, por e kuptuan se Bashkimi Sovjetik i manipulonte agjentët e tyre. Në vitin 1951 MacLlean, Burgess dhe Cairncross u detyruan të dalin nga skena. MacLean dhe Burgess u arratisën në Bashkimin Sovjetik pak përpara se të demaskoheshin. Kurse amerikanët kishin arritur t’i shfrytëzonin disa të çara të vogla në sigurinë e kodeve sovjetike për t’i intereceptuar interpretuar shumë prej mesazheve të shifruara. Qe një hap i madh në zhvillimin e teknologjisë amerikane nëse mendohet se për të interpretuar një mesazh sovjetik ishte e nevojshme që të zëvendësohej çdo fjalë apo deri çdo fjalë me një numër pesëshifror të dhënë nga një kod, kështu që çdo numri i duhej shtuar një tjetër po pesëshifror nga një kod gjithnnjë i ndryshëm të cilit i ekzistonte vetëm një kopje në Moskë. Falë këtyre dekodifikimeve u individualizua ekzistenca e një urithi midis radhëve britanike në Uashington dhe në vitin 1951 radhët e rrjetit u shtrënguan gjithnjë e më shumë rreth McLean, i cili e kuptoi se tashmë prej muajsh asnjë koleg nuk i jepte më asnjë lloj dokumentacioni. Burgess, që prej disa kohësh punonte në Shtetet e Bashkuara, u frikësua për vdekje nga situata, u arratis bashkë me McLean. Kurse Cairncross dha dorëheqjen nga Ministria e Thesarit në vijim të një gabimi të pafalshëm nga Blunt: pas arratisjes së Burgess, ky u ngarkua nga SIS që të kontrollonte banesën e të arratisurit, por natyrisht që e shfrytëzoi rastin për të fshehur disa dokumenta kompromentuese; por nuk vërejti shumë fletë që përmendnin dhe përfshinin Cairncross, që kur u mor në pyetje nuk mundi ta fshihte faktin se i kishte transmetuar disa informacione Rusisë, por arriti të mos zbulojë identitetin e tij prej spiuni. U transferua në Amerikën Veriore e më pas në Romë, ku punoi pranë FAO der më 1964, vit ku gjatë një marrjeje në pyetje të radhës u detyrua që t’i zbulojë të gjitha letrat e tij.

Për sa i përket Philby, në vijim të arratisjes së Burgess, me të cilin kishte pasur gjithmonë raporte të nfushta, ju nënshtrua një procesi dhe, i dyshuar për spiunazh, u largua nga SIS; edhe pse nuk mundën ta inkriminonin për mungesë provash, qenë të bindur për fajësinë e tij. Më 5 mars 1953 vdiste Stalini dhe në marsin e një viti më pas shërbimi sekret sovjetik u riogranizua dhe mori emrin Komitet Gosurdarstvennoij Bezopasnosti, domethënë Komiteti i Sigurisë së Shtetit, i shkurtuar me siglën KGB dhe i vendosur nën komandën e gjeneralit Ivan Serov. Më 1953 u ndërtua edhe një seli e re e ambasadës amerikane në Moskë, në rrugën Çajkovski, brenda së cilës ndodhej seksioni moskovit i CIA. Survejimi gjatë punimeve, në mënyrë që të mos instaloheshin përgjues, qe i rrepte, megjithatë, funksionarët që punonin dhe rrëmonin në ndërtesë kuptuan shpejt se muret e dhomave emetonin tinguj të çuditshëm. Domethënë amerikanët nuk kishin shans kundër sigint të kolauduar sovjetik dhe anipse kishin ndërtuar një seri tunelesh që degëzohej nga Berlini Perëndimor për interceptimin e komunikimeve telefonike të Bashkimit Sovjetik dhe të Gjermanisë Lindore, sasia e mbledhur e informacioneve nuk qe kurrë e barabartë me atë armike. Kështu që ju desh të ndërmerrnin rrugë të tjera; një prej tyre qe ajo e rikonjicionit ajtor. Në vitin 1955 presidenti Eisenhower i propozoi Bashkimit Sovjetik që të zbatonte politikën e “qiejve të hapur” me të cilën të dyja palët do të mund të kontrollonin situatën ushtarake e palës tjetër. Rusia e refuzoi propozimin, por Shtetet e Bashkuara, shpërfillës për vullnetin e kundërshtarëve, nisën të survejojnë qiejt sovjetikë me avionë të tipit U2 dhe pas disa muajsh lëshuan në orbitë satelitin e parë spiun.

Në këto vite u angazhuar agjenti i parë i madh i infiltruar sovjetik, koloneli Oleg Vladimiroviç Penkovskij. Mik i ngushtë i Serov, u dha amerikanëve 5500 foto të raketave dhe të artilerisë tokësore sovjetike, vlerësimet e azhurnuara e raketave balistike ndërkontinentale. Gazat e alarmit, sekuencën e lëshimit, shkallën e precizionit dhe difektet e raketave. Midis amerikanëve dhe anglezëve qenë 30 analistë të impenjuar në vlerësimin vetëm të të dhënave të siguruara nga Penkovskij. Falë këtij materiali dhe fotografimeve të avionëve – spiunë U2, në 1962 amerikanët arritën të ndërhynin vrullshëm në krizën kubaneze, domethënë kur sovjetikët pasi kishin mbështetur qeverinë e Fidel Castro isntaluan fshehurazi në Kubë, vetëm 9 milje larg nga brigjet e Florida, raketa bërthamore të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara. Element vendimtar për mbulimin e mizionit qe rezidentura e KGB në Uashington, që veç të tjerash u ngarkua me ruajtjen e një kanali për komunikimet midis Moskës dhe Shtëpisë së Bardhë me qëllimin e dizinformimit. Por kur amerikanët zbuluan ekzistencën e raketave, vetë rezidenturës ju desh të ndryshonte politikë dhe të tentonte gjithçka për të shpëtuar dukjen dhe të ruante të paprekur dialogun SHBA – BS. Ndërkohë, presidenti amerikan Kennedy urdhëronte formimin e një komiteti për zgjidhjen e krizën dhe më 22 tetor vendoste bllokimin detar për të penguar që furnizimet luftarake t’u shkonin sovjetikëve në Kubë. Në 1963 Penkovskij, i dyshuar për spiunazh si pasojë e një serie sjelljesh anormale, u përndoq. Familja që jetonte sipër apartamentit të kolonelit u dërgua me pushime dhe kështu agjentët e KGB mundën të hapnin një vrimë të vogël duke futur në të një objektiv në miniaturë nga i cili arritën ta filmonin teksa përpunonte makina fotografike dhe manipulonte shifra. Por për provën vendimtare të fajësisë ishte e nevojshme të kontrollohej apartamenti i tij dhe kjo u bë e mundur duke e dërguar të dyshuarin në spital për një periudhë të shukrtër pasi i kanë provokuar një dhimbje të lehtë, por të bezidsshme nëpërmjet një substance toksike të dhënë nëpërmjet karrigeve. Me sigurimin e provave të nevojshme, më 1963 Penkovskij u arrestua, torturua dhe pushkatua. Nga mesi i viteve ’60 Bashkimi Sovjetik nuk pari me agjentë brilantë, ideologjikisht dhe politikisht të bindur siç qenë Pesë të Mrekullueshmit, bashkë me pak të tjerë. Për më tepër bëhej fjalë për kriminelë të vegjël në kërkim të një jete të mbushur me aksione të bujshme, famë dhe para.

(nga Storica)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Latest articles

Related articles