Qeveria Rama në aferë edhe me paraardhësin e McGonigal në FBI. Ja si e përfshiu

Nga Klodian Tomorri
1- Lou Bladel eshte parardhesi i Charles McGonigal ne postin e shefit te kunder inteligjences ne zyren e New Yorkut. Bladel qendroi ne detyre deri ne 2016, kur u zevendesua nga McGonigal, per t’u terhequr ne sektorin private duke kaluar tek Ernst&Young.
Ne vitin 2018, qeveria shqiptare nenshkroi nje marreveshje me Ernst&Young per te luftuar krimin dhe evazionin fiskal. Lou Bladel erdhi te punonte ne Shqiperi dhe u emerua nga kryeministri Rama si shefi i struktures se posacme, te ngritur prane qeverise. Link ( https://www.kryeministria.al/…/nis-faza-e-re-ne-luften…/)
Por vec detyres si shef i struktures se posacme, Bladel ka kryer dhe “operacione informale” per llogari te qeverise shqiptare. Ai ishte njeriu qe hetoi ceshtjen Babale, radiolojen pacavure qe gatoi Partia Demokratike. Link
Nuk dihet nese eshte paguar apo jo Ernst$Young per marreveshjen dhe nese eshte paguar apo jo Bladel si shef i struktures se posacme, por edhe per angazhimin e tij ne hetime jo-zyrtare si Babalja. Ne rekordet e thesarit nuk ekziston asnje gjurme per ndonje pagese te kryer. Por dihet se ne kryeministri ka patur shume trafik agjentesh dhe ish agjentesh.
Dikusht mund te pyese cfare lidhje ka Bladeli me keto qe po ndodhin tani? Shume. Bladel eshte emri nr 4 ne listen e subpoenes se leshuar nga gjykata amerikane ne nentor per aferen ruso-shqiptare McGonigal. Aktualisht ndaj tij nuk ka asnje akuze, por ai eshte pjese e hetimit bashke me Agron Nezen, Thomas Fitzgerald, Donald Aviv dhe dy shtetas bosnjake.
2- Dokumentat e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtesise tregojne se Yevgeni Fokin, krahu i djathte i Deripaskes kontaktoi Sergei Shestakov qe te lobonin ne SHBA per llogari te Deripaskes. Fillimisht Shestakov, kontaktoi Mcgonigal, i cili e lidhi me firmen lobiste Kobra and Kim dhe me pas me Spectrum Risk Solutions.
Spectrum Risk eshte nje firme e regjistruar ne Delaware e zoteruar nga Agron Neza. Ne deklarimet e FARA-s ende nuk ka tabela financiare se kush ka paguar ke dhe sa, por lemshi duket shume i madh.
All reactions:

Rezearta Caushaj, Gjyljana Bakalli dhe 133 të tjerë

15 komente
10 ndarje
Pëlqej

Komento
Ndaj

Latest articles

Related articles