Partia Demokratike e Shqipërisë, partia zyrtare e cila ka të drejtën për të dërguar kandidatët në KQZ, mësohet se ka konfirmuar edhe një tjetër kandidaturë për kryebashkiak.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se kandidati do të prezantohet zyrtarisht gjatë javës së ardhshme. Doktor Genc Doçi u propozua si kandidat nga kryesia vendore e PD Kurbin.
PD nën drejtimin e Alibeaj po zgjedh të kryejë një transformim të madh duke paraqitur kandidatë të përshtatshëm. Përballë kryebashkiakes socialiste Majlinda Cara e cila ka diskretituar bashkinë Kurbin me korrupsion, përballë kandidatit të Rithemelimit, Behar Haxhia.
PD kandidon një mjek 38 vjeçar, ish-drejtorin e spitalit Laç, me reputacion të mirë.