Gazetarët kanë mësuar identitein e autorit të vrasjes së dyfishtë në Gramsh. Ai është 75-vjeçari Xhevit Sinani, i cili ka ekzekutuar me armën e gjahut bashkëshorten dhe të vëllanë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorit. Ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e këtij krimi të rëndë.
“Paraprakisht dyshohet se në fshatin Tervol të Njësisë Aimistrative Pishaj, ka ndodhur një krim i dyfishtë në familje.
Dyshohet se shtetasi Xh. S, rreth 75 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S.
Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit”, bën me dije policia.