Ditari i luftës: Rusia nxiti djegien e Kuranit në Suedi për të sabotuar marrëdhëniet me Turqinë

Të dielën, një politikan danez i ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan, dogji një kopje të Kuranit përpara ambasadës turke në Stokholm. Llogaria në Twitter e Bad Baltic States, e cila vëzhgon zonën e Balltikut, ka mbledhur informacione nga media të ndryshme suedeze, ruse dhe amerikane për të gjurmuar profilin e plotë të Paludan dhe, mbi të gjitha, të gazetarit që e ka paguar për të kryer aktin, Chang Frick. Dhe ai zbuloi se si akti ishte organizuar nga propaganda e Kremlinit.

Frick, një shtetas suedez, punonte për kanalin rus Russia Today, udhëtoi shpesh në Moskë dhe krijoi faqen e tij alternative të lajmeve në Suedi. Gazeta “Svt Nyheter” raporton se tarifa e autorizimit për demonstratën e së dielës është paguar nga gazetari që pretendon se e ka bërë këtë me kërkesë të një gazete tjetër të ekstremit të djathtë, Exakt24.

Megjithatë, gazeta Exakt24 tregoi një histori tjetër: ishte Frick që fillimisht i kontaktoi ata, duke kërkuar të gjenin dikë të gatshëm për të kryer aktin demonstrues dhe ata i kishin këshilluar Paludan. Frick u shfaq në një investigim të New York Times të vitit 2019 që tregonte se si Rusia po punonte në mënyrë aktive për të polarizuar shoqërinë suedeze duke mbështetur mediat e ekstremit të djathtë që shërbejnë si aplifikatorë për çështje të tilla si emigracioni. Ky është pikërisht rasti i gazetës Nyheter Idag të Frick-ut.

Çështja e djegies së Kuranit ndërlikon më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes Turqisë dhe Suedisë. Hyrja e vendit skandinav në NATO do të kishte përfitime të mëdha për sigurinë e Evropës dhe botës, veçanërisht në Balltik dhe ky incident luajti një rol kyç në përpjekjen e ruse për sabotim. Tetë muaj pasi deklaroi synimin e saj për t’u anëtarësuar në NATO, Suedia e gjen veten objekt të këtij episodi të orkestruar nga Rusia me synimin për të përkeqësuar marrëdhëniet me Ankaranë. Turqia është i vetmi shtet anëtar i Aleancës që ende kundërshton anëtarësimin e Stokholmit.

Konfirmimi i kësaj strategjie është fakti që gazetarët e lidhur me Kremlinin mbulojnë dhe aplfikojnë ngjarjen. Sigurisht që tashmë kishte fërkime mes Suedisë dhe Turqisë, por episodi i hedh benzinë ​​zjarrit. Qëllimi i propagandës së Putinit është të polarizojë shoqëritë demokratike edhe duke i bërë faktet e parëndësishme dhe margjinale të duken si ngjarje të rëndësishme. Dhe i njëjti model përsëritet vazhdimisht në Evropë dhe në botë, ky është vetëm një nga më domethënësit.

 

Latest articles

Related articles