Afera që ka trembur qeverinë Rama

Edi Rama është zhdukur nga skena publike pasi në media dhe për shqiptarët u bë e qartë se si ai ka paguar 225 mijë dollarë amerikanë për një agjent të dyfishtë të FBI për të nisur sulmet ndaj Partisë Demokratike dhe një hetim të rremë në SHBA dhe gjithashtu për aferën e tij me Oleg Deripaska.

Prej orësh ai po përpiqet të qetësojë opinionin publik duke mashtruar dhe manipuluar të dhënat në lidhje me dosjen në fjalë. Fillimisht njerëzit pranë Edi Ramës janë përpjekur të riaktivizojnë dosjen McGonigal duke e konsideruar atë si një çështje të ish agjentit të FBI me SHBA ku Rama nuk përmendet.

Duke kuptuar që po përfundojnë në skeçin e famshëm të Jovan Bregut që nuk kishte firmosur letrat anonime me emrin e tij, njerëzit pranë Ramës nisën luftën e dezinformimit në lidhje me këtë çështje. Ata kanë përhapur lajmin se në të vërtetë McGonigal nuk është akuzuar për marrje të parave nga Edi Rama. Por si qëndron e vërteta?

Në aktakuzën e paraqitur nga Prokurorët e SHBA, McGonigal akuzohet se ka fshehur nga FBI dhe publiku informacione të rëndësishme si njohja e tij me Personin A (Agron Nezën), që ka marrë një shifër prej 225 mijë dollarësh nga i njëjti person pa e deklaruar atë. Që ka udhëtuar me Agron Nezën në Europë dhe që ka pasur takime të vazhdueshme me persona të kombësive të huaja që i ishin prezantuar nga Agron Neza apo të njohur të tij.

Më tej, aktpadia e Prokurorëve të Washigntonit, ka sqaruar se si McGonigal nuk ka raportuar siç duhet shuma të mëdha parash cash që ka marrë nga Personi A. Më tej në aktpadi është argumentuar se si McGonigal ka mashtruar për qëllimet e vizitave të tij në Shqipëri dhe vendet e tjera të Europës në shumë raste dhe që ka raportuar në mënyrë të gënjeshtër natyrën dhe qëllimet e udhëtimeve të tij.

Të gjitha këto pjesë janë shkëputur nga aktpadia që Prokuroria e SHBA ka drejtuar ndaj McGonigal duke e akuzuar atë që ka manipuluar me qëllim arsyen e udhëtimeve të tij, duke raportuar në mënyrë të rreme se nuk ka pasur kontakte me të huaj në atë udhëtim ndonëse në të vërtetë qëllimi i udhëtimeve të tij ka qenë për të takuar këto persona që kanë kombësi tjetër nga ajo Amerikane.

Qartësisht, nga akt akuza, vërehet se McGonigal ka nisur të ketë marrëdhënie të ngushta me kryeministrin e Shqipërisë që pas takimit të tyre të parë. Pra, McGonigal ka gënjyer gjithë zinxhirin e FBI duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë me Kryeministrin Rama.

Ka qenë kjo marrëdhënie e ngushtë që erdhi si pasojë e prezantimit që Neza i ka bërë McGonigal tek Rama që ky i fundit të krijojë një miqësi të madhe. Kjo miqësi i ka kushtuar Partisë Demokratike një akuzë të pabazë për lidhje me paratë ruse, një akuzë që morri dhënë kur Mother Jones e ngriti si çështje në hetimin e ndikimit rus në zgjedhjet e SHBA.

Editoriali i prestigjiozes Wall Street Journal, argumentonte se McGonigal ka qenë pjesë e kundërspiunazhit të FBI për të hetuar lidhjet e Trump me Moskën. Më tej, u vërtetua që Trump nuk kishte asnjë lidhje me këto ndërhyrje, por asnjëherë në Shqipëri çështja e rublave ruse nuk u sqarua. Padia e ngritur ndaj McGonigal tregon dhe arsyen; teoria e rublave ruse ka qenë e prodhuar në bodrumet e kryeministrisë së Edi Ramës.

Interesant është fakti që ndaj Nick Muzin nuk ka asnjë aktpadi të ngjashme që të dëshmojë së paku lidhjet me kaq përpikmëri. E vetmja gjë që kanë për çështje Muzin, janë disa shkrime investigative që fare mirë mund të kenë dalë nga dyert e FBI të McGonigal, ky mund edhe të ketë qenë shumë bujar në lidhje me informacionet e rreme që i ka shpërndarë mediave. Kësisoj ka prodhuar narrativen e dobishme dhe të nevojshme për Edi Ramën dhe surrogatet e tij.

Kjo është arsyeja përse Rama ka prodhuar gënjeshtrën e rublave ruse. Hilenë që e sajoi në kryeministrinë e Shqipërisë dhe që e shpërndau përmes agjentit të Deripaskës deri në SHBA. Sot, ai ka frikë nga hetimi. Ka frikë nga përgjigja. Gënjeshtra i doli sheshit!

Latest articles

Related articles