Gazetari Armand Shkullaku tha në emisionin “Opinion” se ka disa elemente shqetësuese lidhur me kryeministrin Edi Rama për hetimet që po zhvillohen në SHBA ndaj ish-zyrtarit të FBI, Charls McGonigal. Shkullaku flet për pritjen e zyrtarit të FBI nga kryeministri i Shqipërisë dhe takimi 4 herë me të pa verifikuar dhe pa dijeninë e ambasadës ose shtetit amerikan sipas protokollit zyrtar.
Po ashtu, gazetari thotë se pjesëmarrja e personave privatë në takim, i cili është zhvilluar në mungesë të zyrtarëve të ambasadës. Përfshirja e Dorian Duçkës si këshilltar pa pagesë i kryeministrit, i cili përdor pasaportë diplomatike dhe email zyrtar qeveritar, për të cilin nuk dihet nëse ka konflikt interesi.
Veç kësaj, Shkullaku shton se Duçka figuron në aktakuzë si personi që ka paguar udhëtimet e zyrtarit dhe dëshmitarëve në Europë të përfshirë në çështjen e rrëmbimit të Nick Muzinit. Të gjitha këto, sipas gazetarit, të çojnë drejt një pike.
Armand Shkullaku: Unë mendoj që këtu kemi të bëjmë me një komplot të pastër, tentativë për të korruptuar zyrtarë të lartë të FBI për t’i bërë ata pjesë të lojës së brendshme në Shqipëri.
Blendi Fevziu: Zhvillimeve politike shqiptare.
Armand Shkullaku: Dhe dalim tek, po prapë duke iu referuar aktakuzës, pas takimit me Edi Ramën më 20 Nëntor 2017, më datë 25 McGonigal kthehet në Uashington dhe i kërkon të njëjtit prokuror me të cilin kishte intervistuar biznesmenin politikan, të njëjtin prokuror të Departamenit të Drejtësisë që të hetojë për rastin e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA. Nis kjo çështje, aktakuza në pikën e saj 40 thotë që Agron Neza i ka çuar McGonigal disa dokumente të cilat kishin dalë nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Pra kjo shpjegon që ky ka vajtur me këto dokumenta të marrë nga Edi Rama dhe i ka kërkuar të nisë një hetim për llogari të luftës së brendshme politike në Shqipëri dhe menjëherë pas kësaj ky i ka kërkuar vartësit të tij në zyrën e FBI në Nju Jork të nisë një hetim i nxitur nga personi A që është Agron Neza. Unë nuk them që këto Rama ia ka dhënë Rama Agron Nezës, këtë unë nuk e di, por për sa kohë një ndërmjetës privat, biznesmen shqiptar që shkon në zyrën e kryeministrit shqiptar, ha dreka e darka me atë, i çon dokumenta të zyrës së kryeministrit, ia jep një oficeri të FBI dhe bashkë me të jep dhe lekë nëpër parkingje makinash, unë këtë e shikoj si pjesë të kompromentimit të këtij ingranazhi për interesa dhe prandaj them që është shumë shpejt për të bërë deklarata se do mbeten që nuk ka lidhje se këtë herë nuk është drejtësia shqiptare, është drejtësia amerikane.