Lideri i foltores Sali Berisha sot bëri një hap pas nga marrëzitë e tij por jo të mjaftueshëm për akuzat çnjerëzore që i ka bërë Lulzim Bashës.
Ai e shmangu përgjegjësinë e manipulimit të demokratëve kur e akuzonte si peng të Ramës, përmes dosjes ruse apo Tojota Yaris.
Kush korrupton një agjent të FBI fbi për të sajuar akuza ndaj një “pengu” ? Asnjë. Gjepura berishiste ose siç i quan ai vetë “deklarata politike”.
E dyta Berisha deri më 9 shtator kur Basha vendosi ta pezullojë nga grupi parlamentar besonte që ai s’kishte lidhje me financime ruse.
Dhe gjithë dyshimet i nisën pas 4 vitesh.
A mos ndoshta Agron Neza e përdori Berishën për të përmbushur misionin ndaj Ramës për të sulmuar Lulzim Bashen? Këtë e di vetëm Sali Berisha sepse e ka takuar disa herë Nezën, me dëshmitarë që konfirmojnë takimet. Berisha thotë se smban mend.
Por sot Berisha është pjesë e planit të Ramës kundër Bashës.
Por jo vetem Berisha, pasi fakte te tjera priten të bëhen publike se si njerëz të tjerë afër Berishës kanë bashkëpunuar me Agron Nezën në mënyrë që ai, së bashku me mikun e Tij ish agjentin McGonigal, ti ndihmonte.
Para shqiptarëve sot është e qartë kush është pengu, kush është problemi dhe kush i shërbeu Edi Rames. Sali Berisha. E thotë Evi Kokalari që e kishte informuar drejt dhe Berisha heshte.
Sikunder sot është e qartë se SHBA nuk kursen askënd kur është i përfshirë në korrupsion, krim dhe minim të demokracisë.
E drejta vonon por nuk harron. Nuk është si gjykata korreksionale e Sali Berishës për shpalljen Non Grata.